Marrëveshja për çështjen e përfaqësimit të Kosovës është arritur mes palëve por bisedimet po vazhdojnë për cështje të tjera të ngritura nga ndërmjetësuesi madje edhe për temat e ngritura në takimet e mëhershme për cfarë palët nuk kanë arritur marrëveshje.
Fundi i këtyre negociatave mund të zgjasë përderisa BE-ja është e vendosur të ketë marrëveshje pothuajse në të gjitha cështjet e ngritura.

Arrihet marrëveshja në Bruksel

Burime të mediave thonë se pak çaste më parë, Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar për formulën me të cilën do të përfaqësohet Kosova në nismat rajonale, por ende nuk janë bërë publike hollësitë, se si është bërë renditja e shënimeve në fusnotë dhe a është përfshirë aty edhe Deklarata e Pavarësisë. Shumë shpejt pritet edhe konfirmimi i saj nga zyrtarët qeveritarë dhe ata të BE-së.

S’ ka marrëveshje, bisedimet vazhdojnë nesër?

Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit kanë vazhduar edhe në orët e vona të së enjtes. Burimet e Bashkimit Evropian thonë se ka shumë gjasa që ato të vazhdojnë edhe të premten, kur do të shënohej dita e tretë e këtij raundi.
Ndonëse flitet për atmosferë të mirë në tryezë, nuk ka njoftim zyrtar se palët janë në prag të marrëveshjeve.
Siç është raportuar edhe më herët, Prishtina dhe Beogradi po diskutojnë për bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.
Ky raund i dialogut vjen pas disa muajsh ndërprerje, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale. Autoritetet kosovare kanë këmbëngulur në përfaqësimin e tyre si shtet, përderisa ato serbe kanë insistuar në Rezolutën 1244 të OKB-së.
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës është pajtuar që poshtë emrit të Kosovës në forumet rajonale të figurojë fusnota që përfshin edhe 1244-shin.
Marrëveshja e fundit në mes të palëve është ajo për menaxhimin e integruar të kufirit, e arritur në fund të vitit të kaluar, përkatësisht në raundin e tetë të bisedimeve.

SHPËRNDAJE