thhhPas konfirmimit të Policisë së Kosovës, për arrestimin e Drejtorit të Polciisë së Kosovës  së Mitrovicës, Nehat Thaçi, mësohen edhe detaje të tjera. Agjncia  e lajemeve “Preshva Jonë” ka mesuar nga medoiat serbe se Thci eshte arestuar ne Bujanoca rruges per ne Nish. (“Tači je uhapšen na putu za Niš. Tači uhapšen kasno sinoć, nešto posle ponoći, na prelazu Bela zemlja kod Bujanovca.“)

 

​Mediat serbe: Thaçi është arrestuar për terrorizëm

 

thaciiccvbZëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj, tha se arrestimi i tij është bërë në hyrje të Serbisë.

“Arrestimi i Nehat Thaçit ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në orën 00:10, në hyrje të Serbisë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”. Në bazë të informatave që kemi marrë nga Policia Kufitare e Kosovës, ai është arrestuar në hyrje të Serbisë. Për detaje të tjera do t’ju informojmë me kohë”, ka deklaruar Hoxha. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë edhe zyrtarisht ka konfirmuar se policia ka arrestuar Nehat Thaçin, me urdhër të gjykatës së lartë në Nish për shkak të veprën penale, terrorizëm.

Arrestohet në Serbi drejtori i Policisë së Mitrovicës Nehat Thaçi

Sot në orët e hershme të mëngjesit policia kufitare e Serbisë ka arrestuar Drejtorin e Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Është arrestuar në Serbi Nehat Thaçi. Kaq mund të konfirmojmë për momentin. Për detajet e tjera do të informoheni me kohë”, ka deklaruar Daut Hoxha.

Sipas mediave vendore, Thaçi u arrestua derisa po shkonte në Nish të Serbisë për një gjykim.

SHPËRNDAJE