Është arrestuar një polic i Kosovës dhe një punëtor i kompanisë Delfini, përgjegjës për ti ruajtur rezervat e derivateve në ndërtesën e qeverisë.

Ata u kapën në flagrancë duke vjedhur derivate dhe tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej 72 orësh.

Dyshohet se ata kanë vjedhur një kohë të gjatë, edhe pse vetëm dje janë zënë në flagrancë.

Klan Kosova raporton se kompania Delfini që është përgjegjëse për mirëmbajtjen e disa institucioneve ka shprehur indinjatën për këtë rast por drejtori i saj ka pohuar se punëtori ka qenë i shtyrë nga polici.

SHPËRNDAJE