Fëmija i vrarë 13 vjeçar në momentin e vrasjes ishte në shoqërim të babait të tij.

Policia rajonale e Gjilanit ka arrestuar një serb të dyshuar për vrasjen e Leotrim Musliut, 13-vjeç, nga fshati Uglarë i komunës së Gjilanit.

Musliu ishte qëlluar të shtunën pasdite me armë zjarri ndërmjet fshatrave Uglarë dhe Pasjan të Gjilanit, derisa ai po kthehej së bashku me babanë e tij nga mali, ku kishin shkuar për të marrë dru.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se lidhur me rastin kanë arrestuar një person të dyshuar nga radhët e komunitetit serb, me inicialet Zh.S. (1967) nga fshati Pasjan.

Banorët e Uglarës kanë raportuar edhe më herët në polici se kanë telashe me serbët e fshatit Pasjan.

 

 

Vritet me armë zjarri një fëmijë 13 vjeçar

Burime të sigurta të “Botës sot” bëjnë të ditur se në orët e pasidtes së ditës së shtune, në një fshat të komunës së Gjilanit është vrarë me armë zjarri një fëmijë 13 vjeçar. Fëmija ishte bashkë me babain e tij dhe që të dy po ktheheshin nga mali ku ishin për të prerë dru. Deri më tash nuk dihen arësyet e këtij krimi të rëndë në ndërkohë që policia është në ndjekje të autorit të këtij krimi

SHPËRNDAJE