Policia në Gjilan ka bërë të ditur se janë arrestuar kryerësit e vjedhjes së busteve të dy dëshmorëve, Pajazit Ahmeti dhe Alban Ajeti.
Togeri, Ismet Hashani ka bërë të ditur se të arrestuarit janë dy të mitur të cilët bustet i kishin shitur në një deponi të metaleve. Lidhur me rastin sipas Toger Hashanit, ka pas edhe arrestime në deponi për shkak të blerjes dhe mos deklarimit të vjedhjes. Lidhur me vjedhjen e bustave ka reaguar edhe kryetari i Komunës Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili bashkë me OVL UCK-së ka dënuar dhe cilësuar aktin e vjedhjes së busteve si akt vandal.

SHPËRNDAJE