Image associéeBernë, 4 dhjetor  -Policia spanjolle arrestoi, dhjetë ditë më parë, dy të rinj të dyshuar nga hetuesit e Fribourg-ut që kishin marrë pjesë aktive në ikjen e një vrasësi që u arratis nga burgu i Fribourg-ut më 2 shtator 2017, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”

Dy burra të dyshuar se kanë marrë pjesë në drejtimin e një të burgosuri të rrezikshëm do të ekstradohen në Zvicër. Pista islamike po bëhet gjithnjë e më e qartë.

Policia: Procedurat e ekstradimit të dy të rinjve nga Spanje ne Zvicer janë në progres

Vrasësi i dyshuar i Frasses (FR), i cili u arratis nga burgu i Friburgut më 2 shtator, është ende në arrati. Por hetimet e policisë duket se kosovar (35)  kishte bashkëpunëtorët e tij. Njoftohet se dy perosnat nga Friburgu të moshës 19 dhe 22 vjeç u arrestuan dhjetë ditë më parë në Spanjë. Ata dyshohen se kanë marrë pjesë aktive në arratisjen e të burgosurit B. L. “Unë konfirmoj se dy burra u arrestuan në Valencë pas një urdhër arresti nga Fribourgu” tha prokurori i Përgjithshëm Fabien Gasser, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

I. Z. një nga dy të rinjtë e arrestuar në Spanjë, është banor i Marly (FR). Ish i burgosur, ai kishte takuar B. L. në burgun qendror të Freburgut. “Atje, nën ndikimin e B. L. ai u bë konvertua ne islam dhe me pas u radikalizua. Dy burrat nuk kanë fshehur kurrë se donin të shkonin në xhihad në Siri “, thone burimet.

Sipas policisë spanjolle, gjurmët e radikalizmit islamik në burg u komunikuan atyre nga homologët e tyre në Fribourg. Zëdhënësi i policisë së Fribourg-ut, Martial Pugin nuk deshi të komentojë mbi këtë ceshtje.

“Informacioni mbi praktikën e Islamit është shumë i paqartë për t’u konfirmuar. Unë ende nuk kam qenë në gjendje të dëgjoj njerëzit e arrestuar..”, tha avokati i përgjithshëm. Sipas informatave tona, procedurat e ekstradimit të dy të rinjve janë në progres.

I arratisuri kosovar u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunal de la Broye në vitin 2016. Ndihmësi i tij është ende në paraburgim. Të dy burrat akuzohen për vrasjen e një “italiani” 36 vjeçar të lindur në Kosovë,  para shtëpisë së tij në Frasses (FR) në vitin 2013 para syve të gruas dhe fëmijëve te tij (mosha: 6 muaj, 2, 6 dhe 8 vje).

Njeriu ishte goditur pamëshirshëm me bresheri plumbash. Kjo vrasje ndodhi në kontekstin e një belaje të gjatë dhe të përgjakshme midis dy klaneve kosovare.

SHPËRNDAJE