Arrestohen 700 protestues në Nju Jork të cilët kanë bllokuar trafikun gajte marshimit mbi Urën e Bruklinit.

Policia e Nju Jorkut ka arrestuar rreth 700 protestues, të cilët kanë bllokuar trafikun gjatë përpjekjeve për të marshuar në Urën e Bruklinit.

http://www.botasot.info/img/protesta-nju_jork.jpgProtestat që kanë hyrë në javën e dytë të tyre, zhvillohen në shenjë kundërshtimi ndaj papunësisë së lartë dhe jo-qëndrueshmërisë së bankave amerikane.

Protestuesit kanë ngritur kampe pranë ish-Qendrës Botërore të Tregtisë.

Protesta të ngjashme kanë zënë vend edhe në qytete të tjera, përfshirë Bostonin, Çikagon dhe San Franciskon.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni