aressttsNjë zyrtar i lartë i policisë së Kosovës dhe konkretisht Drejtori i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi, është arrestuar mbrëmjen e të mërkrës në Beograd me pretendimin se akuzohet për terrorizëm.

Mediat kanë raportuar se Thaçi, është transferuar nga qyteti jugor i Nishit në Beograd, ku me rastin do të merret Prokuroria Speciale për Krim të organizuar. Gjithçka ka ndodhur në një kohë, kur Presidenti Hashim Thaçi flet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Dhe ajo cfarë është më e rëndë, se reagimi i Kosovës, në lidhje me arrestimin e kreut të Policisë së Mitrovicës ishte shumë i vakët.

Është dashur interesimi i mediave për tëçuar në reagimin e institucioneve kompetente të Kosovës. Kështu pas interesimit të mediave, këshilltari politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashmir Xhemaj ka thënë se janë duke punuar shumë që të sqarohet rasti i arrestimit të zyrtarit policor kosovar, Nehat Thaçi, nga autoritetet serbe. Pyetja shtrohet, a duhet t’i zbutë qëndrimet Kosova ndaj Serbisë, apo duhet të reagojë me reciprocitet dhe të mos heqë dorë nga Mitrovica e Veriut?

Pastaj çfarë rëndësie kanë bisedimet, kur qytetarët e Kosovës dhe për më tepër zyrtarë të lartë të shtetit, arrestohen sapo shkelin në teritorin ne Serbisë?  Por, përderisa nuk ka patur transparencë rreth atyre që është biseduar në Bruksel, nuk mund të mbash shpresat tek dialogu, që tashmë po del në formën e blofit.

Opinioni publik në Kosovë shumë do që të besojë se institucionet e vendit të tyre, po bëjnë cmos për lirimin e zyrtarit të policisë, por  deri më tani, gjithçka ka mbetur në kuadrin e fjalëve. Të enjten ministrja Edita Tahiri, nga  Brukseli, është shprehur se ajo e ka konsideruar këtë arrestim, arbitrar dhe akt të papranueshëm.

Ajo ka thënë, se  i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërhyjë tek Serbia për lirimin e Thaçit dhe që Serbia duhet të respektojë frymën e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Ndërkohë ka patur reagime edhe nga disa deputetë, për ndërhyrjen e menjëhershme te Qeverisë, si dhe thirrje kësaj të fundit i ka bërë edhe kryesuesi i delegacionit për kartonin e gjelbër Rrahim Pacolli.

Sipas të njëjtit, arrestimi i nënkolonel Nehat Thaçi është një tendencë perfide e palës serbe e cila në vazhdimësi tenton që me anë veprimeve të tilla ta rimarr kontrollin e plotë në veri të vendit duke patur parasysh se që nga ardhja e nënkolonel Thaçit në krye të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë dukuritë negative si krimi, kontrabanda e shumë dukuri të tjera negative kanë shënuar rënie në atë zonë.

“Qeveria e Kosovës si dhe faktori ndërkombëtar duhet të marr masa dhe të bëjë presion mbi shtetin serb për lirimin e menjëhershëm të nënkolonel Thaçit”, është shprehur Pacolli. / BS:ETLEVA SKONJA

SHPËRNDAJE