"Armata" prej 15 mijë shkollarësh ka filluar luftën për dituri të reja ne Luginen e Presheves

 

Sot vetëm në bankat e shkollave të  mesme dhe fillore në Preshevë janë ulur mbi 6000 nxënës. Ndërsa në Bujanoc po ashtu sot kanë hapur dyert e gjitha shkollave të mesme dhe fillore me mbi 7.200 nxënës (1430 në shkollat e mesme “Sezai Surroi”) dhe 1180 ne shkollën filore “Milaim Kadriu”. Gjendja është më shqetësuese madje edhe tejet alarfmnte në shkollatshqipe në Medvegjë, ku sihq kemi theksuar nga 700 nxënës sa kishte dikur kjo komunë shqiptare sot aty janë vetem rreth 180 nxënës ?!, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Kosovë Lindore, 1 shtator  / AIK – Presheva Jonë

Sot në gjitha shkollat e mesme dhe fillore në Kosovën Lindore (Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë) ka filluar mësimi shkollor, pra, pas  dy muiajsh pushimesh verore . Përkundër premtimeve nga  Ministria e Arsimit të Serbisë për disa “reformat në arsim, të cilat do të sjellin risi për sa i përket mënyrës së zhvillimit të procesit edukativo arsimorë” megjithese, për mësimdhënësit dhe nxënësit shqiptarë mbetet preokupim literatura dhe plaprogramet të cilat janë shqetësuese për shkak jo vetëm mungesës por edhe diskiminimit të tyre. Kështu I kanë deklarur sot Agjencisë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” drejtorë dhe inspektorë komunalë të arsimit në Preshevë dhe komunat tjera të Luginës së Preshvës. Sipas z.Muharrem  Jakupi, inspektor i lartë i arsmimit në komunën e Preshevës ” përkundër lëvizjeve të mërgimtarve apo hyrjen  në fuqi të Schengenit megjathte, thenë realisht  numri i nxënësve në shkollat tona është i kënaqshëm, sepse me ndryshimin e këtyre  procesve kemi pasur pak frikë..”

Pamvarësisht nga hallet dhe problemet e nxënësve tanë në shkollat tona, megjithatëv vullneti dhe interesimi i tyre nuk ka të ndalur për shkollim, për të fituar dituri të reja. Në bazë të dhënave të cilat sot i transmetuan agjencisë sonë nga tri komunat shqipatre në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshvë del se sot në bankat e gjitha shkollave të mesme dhe fillore janë ulur rreth 15 mijë nxënës, “armatë” kjo e re shkollarësh nga Kosova Lindore  të cilët filluan sot luftën për dituri të reja.

Sa për ilusttrim do përmendur se sot vetëm në shkollat e mesme dhe fillore në Preshevë janë mbi 6000 nxënës, ku pjesa dërmuse gravitojnë mësimet në Gjimanzin “Skenderebu” (me 1000 nxënës) dhe në shkollën fillore “15 nëntori “  në Preshevë. Sipas z.Abdurrahman Zylfiun, drejtor i gjimnazit SkënderbeuPreshevë “opërkundër lëvizjeve të popullsisë në migracion, sot në gjimnazin na gëzon fakti se numri i shkollarëve nuk ndryshon shumë. E, kur vërhet një reduktim i vogël. Madje na gëznn fakti sot se numri i fermrave shqiptare është më i madhe se sa i meshkujve..” . Keshtu, vetem ne Qendrën e mesme shkollore “Skenderbeu” nga një mije nxënës, mbi 600 nxënës janë femra, thote për AIK “Presheva Jonë” prof.. Zylfiu, drejtor i QA “Skenderbeu”.

Ndërsa në Bujanoc po ashtu sot kanë hapur dyert e gjitha shkollave të mesme dhe fillorepër  mbi 7.200 nxënës (1430 në shkollat e mesme “Sezai Surroi”) dhe 1180 ne shkollën filore “Milaim Kadriu”. Gjendja është më shqetësuese madje edhe tejet alarfmnte në shkollat shqipe në Medvegjë, ku sihq kemi theksuar nga 700 nxënës sa kishte dikur kjo komunë shqiptare sot aty janë vetem rreth 180 nxënës ?!


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni