ARIFI: Riza dhe Dacici ma kanë vënë zullumin te më largojnë, por nuk do t’ia dalin !

Dihen qendrimet e lidereve shqiptare ne ballkan, po u ndryshuan kufijte, ndryshohet padyshim edhe harta gjeografike e Serbise, me Luginen drejt Kosoves !

Sa i përketë bisedave mes Beogradit dhe Prishtines ju e dini që në vitin 2006 këshilltarët e tre kuvendeve Presheva, Bujanoc dhe Medvegjë kanë aprovuar platformën politike ku thuhet se po që se bie deri tek ndryshimi i kufinjëve të Kosovës ku nëse veriu i Kosovës do ti takojë serbisë at herë do të kërkojmë sigurishtë që Lugina ti bashkangjitet Kosovës, ka deklaruar njeriu nume rnje I komunes se Bujanocit Mr.Nagim Arifi duke folur per situaten dhe vlimet politike ne Veri te Kosoves dhe Luginen e Presheves ne intervisten ekskluyive per agjencine informative kombvetare “Presheva jone” I cili jep nje bilanc te pare pas 6 majit, dmth pas ndrrimit te pushteve ne Bujanoc i cili para 6 majit kishte nje kryetar shqiptare dhe nje nenkryetar shqiptar, sot ka nje kryetar shqiptare dhe nje nenkryetar serb.

.

 

 

 

Pushteti  i kaluar na i la kamt e arushës me afer 3 milionë  euro borxh !?

 

Presheva Jone: z.Arifi normalisht bilanci i punës së ndonjë qeverie jipet pas 100 ditësh por. kësaj rradhe nga ju do të kërkojmë që ta jepni një lloj bilanci të sukseseve apo vështirësive për këto 70 ditë qeverisje, qka mund të veconi ?
Nagip ARIFI: Po pra mirë e cekët se analiza bëhet cdo 100 ditë, por sigurishtë se ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim për punën tonë. Unë postim tim në funksion si kryetarë i komunës së Bujanocit e kam marrë më 11 qershorë 2012,ku pastaj kam filluar me kërkimin e raporteve të qëverisjes lokale ku sidomos te organizatat publike kemi gjetur një gjendje shumë alarmante veqmas në direksionin për zhvillim ku ka një obligim ndaj punëkryesve me mbi 280 milion dinarë (2.8 milion euro), në një gjendje të tillë janë edhe organizataT “Komunalia” si dhe Radio Televizioni i “Bujanocit”. Pastaj kemi pasur edhe shtimin e punëtorëve të panevojshëm vetëm një ditë para mbajtjes së mbledhjes konstituive pra më 7 qershorë ka lëshuar 19 vendime me kohë të pacaktuar ku e ka rritur numrin e punëtorëve me afër 100 %. Me pak fjalë kemi mjaftë probleme dhe vështirësi, por me një vullnet të mir besojmë se do tia arrijmë që shumë punë të grumbulluara ti kthejmë nëpër vendet e veta dhe ta punojmë në të mirë të komunës dhe qytetarëve të Bujanocit.

 

 

Mr.Arifi: Dihen qendrimet e lidereve shqiptare ne ballkan, po u ndryshuan kufijte, ndryshohet padyshim edhe harta gjeografike e Serbise, me Luginen drejt Kosoves !
Presheva Jone  z.kryetar,ku ka shkuar puna e ndërrimit të emrave të rrugëve apo shesheve ?
Nagip ARIFI: Ne vitin e kaluar, këshilltarët e Partisë Demokratike e patëm marrë një iniciative për ndryshimin e emrave të disa rrugëve në komunën e Bujanocit ku na u dashtë gjashtë muaj që të formohet komisioni nga kryetari i at hershëm i kuvendit komunal për të dhënë propozimin për ndryshimin e emërtimit të disa rrugëve këtu në Bujanoc dhe ne sigurishtë se e përkrahëm këtë iniciativë pasi që ishim vetë kërkues apo iniciues të kësaj qështje ku bëmë propozim ndryshimin dhe sic e dini në atë kohë pala serbe e cila ishte në koalicion me PVD-në dhe LPD-në e lëshoj seancën ku shumica e këshilltarëve shqiptarë e aprovuan atë vendim dhe e dorëzuam atë kohë në ministrinë e pushtetit lokal sepse ashtu e parashëh ligji që për të të jep pëlqim edhe ministri përkatës dhe për fat të keq ministri i atëhershëm z.Markoviq nuk dha pëlqimin dhe është i njoftuar K.K i Bujanocit se në përbërjen e mëparshme se nuk ka dhënë pëlqimin nuk ka më mjet ligjorë se ku do të duhet të bëhet ankesa dhe mendoj se duhet që prap të merret ndonjë iniciativë të tentojmë që me këtë qeveri të re qendrore ti bëjmë këto ndryshime.
Presheva Jone:  z.Arifi cili është qëndrimi juaj mbi bisedimet Prishtinë-Beograd ?

Nagip ARIFI: Ne i kemi përkrahur në fillim bisedimet Prishtinë-Beograd dhe i kemi përshëndet arritjen e disa marrëveshjeve sidomos pranimin e diplomave apo nostrifikimin e tyre për të rinjët shqiptarë të Luginës të cilët janë duke kryer studimet e larta në Republikën e Kosovës. Sa i përketë bisedave ju e dini që në vitin 2006 këshilltarët e tre kuvendeve Presheva, Bujanoc dhe Medvegjë kanë aprovuar platformën politike ku thuhet se po që se bie deri tek ndryshimi i kufinjëve të Kosovës ku nëse veriu i Kosovës do ti takojë serbisë at herë do të kërkojmë sigurishtë që Lugina ti bashkangjitet Kosovës.

 

 

 

 

Arifi: Ajo cka flitet per largimin e personelit eshte dezinformate..Asnje njeriu Nagip Arifi nuk ka lraguar nga puna, pos atyre qe ju ka skaduar kontarta  e punes

Presheva Jone:  z.Arifi po filitet se ka pasur edhe largime te punëtorëve te ish pushtetit te kaluar, të cilat po vazhdojnë,largime të punëtorëve shqiptarë të cilët po zëvendësohen me serbë,sa janë të vërtetë këta zëra ?

Nagip ARIFI: Unë vetëm mund tju them se të gjithë ata zëra janë dezinformues dhe të rremë,pasi që ne nuk kemi larguar as edhe një punëtorë nga administrata komunale në përjashtim të tre apo këtër të cilëve iu ka skaduar kontrata sepse nuk mund të largohen persona tjera pasi që duhet të shkilet ligji,të bëhen proceduar dhe atëherë të largohet ndërkohë që asnjërën nga këto ne nuk i kemi bërë. Pra janë larguar vetëm ata të cilëve iu ka skaduar kontrata ku ka ende të tjerë të cilëve kontrata iu skadon deri në fund të vitit dhe sigurishtë se edhe ata do të ndërrohen.

 

Presheva Jone:  z.kryetar,cili është bashkëpunimi juaj me Këshillin Nacional,sa bashkëpunoni me ta ?

Nagip ARIFI: Kryetari i Këshillit Nacional për fat të keq ende nuk ka ardhur të ma uroj postin e kryetarit të Komunës,ne nuk do të pengojmë aspak në funksionimin e punëve të tyre,por sigurishtë se as nuk do të lejojmë që ata të përzihen në punët tona
Presheva Jone:  z.Arifi po qarkullojnë zëra të cilët thonë se kryetari i Komunës së Bujanocit i ka ditët e numruara,sa janë të vërtet këta zëra apo për qka saktësishtë është fjala ?

Nagip ARIFI: Unë ashtu sikur ju kam dëgjuar nëpër media kinse deputeti Riza Halimi qenka duke zhvilluar bisedime me kryeministrin e Serbisë dhe disa ministra por për të ardhur deri te ndryshimi i pushtetit lokal,por unë do të thoja se kjo është normale pasi që gjithnjë ata që humbin kanë të drejt të hidhërohen, por unë mund tju them se kam tentuar që me partit shqiptarë të bëj  koalicion plotë tri herë iu kam dërguar ftesë ku edhe ditën e konstituimit të ansamblesë komunale kam bërë apel publik por nuk kemi gjetur mirëkuptim bashkëpunimi. Me kërkesën për bashkpunim nuk po pajton PVD-ja,nuk po pajton Riza Halimi i cili humbi në Preshevë,humbi edhe në Bujanoc dhe nëse do të vazhdojë edhe më tutje me këtë politike do të humbe edhe më shumë por besoj se do të jetë edhe i harruar.


4 Komente

  1. lugina, August 26, 2012:

    Nuk ja ban gajlen tash Daqiçi per me votu buxhetin se Riza Halimin e ka te sigurt sikurse e paten ne mandatin e kalum. Ky njeri asht TURPI i shqiptareve. Panj nje fjal popullore thote kur nuk te don shtepia te ruan per interes kojshija. Edhe Rizen Presheva e ka shqelmu, Bujanoci pak osht duke e ledhatu ndersa Beogradi eshte duke e perqafu. TURP te kesh o Riza dhe ju shqipfolsa qe me nenshkrimet e paramilitareve te Kurshumlis.

  2. lugina, August 27, 2012:

    TI me emrin QOBAN apo beni e msove edhe ti shka osht kompjuteri ne qoft se ti e don at MUzatin apo rizen qoje ne shpi e mos i trego ti dikujna shka me shku edhe mos me kthe pergjegje sa ta marr IP numrin ne heren tjeter OK

  3. beni, August 28, 2012:

    o ti debil, a je tu dit sha po shkrun, jo po ku me dit ti sha je tu shkru se … debil je!!!

  4. vs, September 9, 2012:

    Zaoti Arifi, ne vendin ku jeni sot, ate e keni marre me votat e qytetareve dhe nuk ka askush force te ju ;argoje nga aty, pervecse populli qe te dha voten.
    Ju uroj pune te mbare.

Komentoni