ARIFI NGA PD DJE I KTHEU SHPINDEN PVD-në, SOT EDHE KNSH-së

Nagip Arifi, drejtues i Partisë Demokratike, në një mbledhje të kryesisë, mbajtur të shtunën, ka vendosur që të tërhiqet nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve, vendim ky i cili vjen menjeherë pas hapjes së Fakultetit ekonomik në Bujanoc, njofton agjenencia informative “Presheva Jone” duke ju referaur nje komnikate nga kjo parti.

Bujanoc, 30 tetor/ AIK-Presheva Jone

Lideri i kësaj i PD-së, Nagip Arifi, tërheqjen e saj nga KNSH e arsyeton me “mungesën e rezultateve nga ana e Këshillit Nacional të Shqiptarëve”.  Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur, që të tërheq të gjithë anëtarët e saj nga ky institucion, pasi që “KNSH-ja nuk është duke vepruar, ashtu siç ka proklamuar me rastin e themelimit të tij”,
njofton agjenencia informative “Presheva Jone” duke ju referaur nje komnikate nga kjo parti.

Nagip Arif nga PD duke komentuar hapjen e Fakultetit Ekonomik ne Bujanoc  te cilin fakultet kishin e përshendetur pos ambasadores së SHBA-ve, ndërkombëtarve dhe insitucionaleve lokale, lideri i PD-së ka pohuar se “në parim përshëndeti hapjen e kësaj paralele, por njëkohësisht shprehu shqetësimin se me këtë veprim nuk plotësohen as për së afërmi nevojat e shqiptarëve për arsim universitar në Luginën e Preshevës, duke pasur parasysh se në këtë fakultet do të studiohet drejtimi i marketingut, ndërsa nevojat e popullatës së këtushme janë shumë më të gjera…”

Sipas Nagip Arifit, pohimet e ministrit Markoviq..”edhe më shumë ngritë dyshimin se hapja e kësaj paraleleje të fakultetit ku studentët shqiptarë nuk do të vijojnë studimet vetëm në gjuhë amtare (në vitin e parë do të mësohen tri lëndë në gjuhën serbe, pesë në gjuhën shqipe; në vitin e dytë pesë lëndë në gjuhën serbe dhe tri në gjuhën shqipe, ndërsa në vitin e tretë në gjuhën shqipe do të mësohet vetëm një lëndë, kurse të tjerat në gjuhën serbe) tregon qartazi se ky fakultet nuk i përmbush kërkesat e palës shqiptare për arsim të lartë universitar në gjuhën amtare, ashtu siç ishte kërkuar nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë. Njëherësh, shpreh dyshimin, Arifi, se qëllimi kryesor i qeverisë së Serbisë me hapjen e kësaj paraleleje është pengimi i njohjes së diplomave universitare që fitohen në Universitet e Kosovës, si dhe pengimi i vijimit të mëtutjeshëm të studimeve nëpër këto Universitete…” 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni