L’image contient peut-être : 1 personne, gros planARIANA BYTYÇI, E DIPLOMUAR NË LETËRSI SHQIPE
MASTER MEDIE E KUMUNIKIM

Ariana Bytyçi është lindur në vitin 1985, në Lipjan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, po aty edhe gjimnazin e shkencave matematiko natyrore. E diplomuar në universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Filologjisë, Dega Letërsi Shqipe. Deri tani, poezitë e veta i ka botuar në gazeta dhe prtalet tona, jashte në shtetin Suedez, por edhe në diaspore, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Fituesit e Çmimit Letrar “Frang Bardhi” 2017

Poezitë e Ariana Bytyçit kanë zënë vend edhe në antologjinë e poezive “Malli poetik”, në të cilin janë prezantuar 87 poetë e poete nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva, si dhe nga diaspora,pastaj edhe ne antologjinë e botuar ne Suedi “Sofra poetike” dhe ne një tjetër antologji me disa nga poetet e trevave të ndryshme në Rumani “Takime letërare”.

Në kuadrin e organizimit të aktiviteteve letrare për vitin -2017, Galaktika Poetike “ATUNIS” shpall fituesit e Konkursit  Poetik Ndërkombëtar dhe jep Çmimin Letrar “Frang Bardhi – 2017”.Pas analizës së plotë të gjithë poezive konkuruse, konkretisht 65 poezi nga autorë shqiptarë dhe  11 poezi në versionin anglish nga autorë të huaj .

Poezia Nr 53:  “DEHJE” u vlerësua në vendin e dytë për metrikën dhe kadencën fjalë, muzikalitetin vargje dhe beftësinë e sjellur,  por dhe për përcjelljen e motiveve si në muzat e mëdha të persishtes apo lirikëve rusë, të cilët kanë lënë gjurmët më të ndritshme në lirikën botërore.

DEHJE (Ariana BYTYÇI)

Njëmijë ëndrrave, si në botën e përrallave
U treta ishullit të pritjes për të vetmin shtegtim
Ku thurnim dëshirat, për jetën, andrrallave 
E ditët zbardhnin praruar, mëngjeseve me agim

Atje, ku gotë e fundit, përmbysej rrëmbim
Dhe trupi drithmash, rrëmbehej papritmas
Mbi njëmijë fjalë kur shkruhej nata vegim
Mbi epshe ndezur, mbuluar mes britmash

Asnjë pikë verë, s’mbeti buzë etjes që vlon
Dhe një këngë e grisur, shpirtin që shpon
Veç qelqe të thyera, dhe një shpirt i vrarë
E koha që përpëlit tik-taket mbi mure varë

Ku shpirti të ndizet, frikshëm të vuaj
Etjen me zjarr mbi buzë të ta shuaj
Me pikën e fundit të verës në gotë
Lermë, lermë të tretem, tek ajo botë

Nuk mbeti asgjë, as fjalë gërvishtur mbi karta
Në jehonë nate, në t’erës fërshëllimë
Rishtas më vjen, dehjen ta pi me kupa të arta
Ta përpijë vapën, me atë përcëllimë.

 

Ariana BYTYÇI

(Botuar në një përmbledhje ku poezia i dedikohet Ali Podrimjes)

Falje dua të të kërkoj
Duke të vështruar në sy
Aty, në të vjetrën shtëpi
Ku si sqep zogu buzët t’i ofroja
E ndjenjën e tradhtova për Ty…

Ti, Atdheut i këndoje
Dhe mua më thurje vargje për dashuri
Fytyrëbukurës mua, belhollës, 
Të gjithë ta kishin lakmi…

Dhe poeti ç’kujtim më la
Një syshenjë dashuri më dha
Ç’kujtuat, e bëj me qëllim…?
Dashurinë në dritë të hënës
E netët në vargjet e zemrës
Kur i ushqyem qeshjet 
Me epshin nën qiell
Aty, ku kaltërsia s’kishte fund
Ku nata nën yje dritë bënte
Në varkat e vjetruara
Hënën e zhytnim në detin pa fund…

Aty, ku poeti bënte zhurmë
Me heshtjen që fliste gjatë
Shtratin shtruar në mes të detit
I këndonte Kosovës elegji
Në ishullin e trishtë, ditë pas dite
Filloi të mos mbetej njeri
Dhe Poeti iku
E liria iku në robëri…

 

MOS MË HAP PLAGËN

Shpirtin ma rrënoi ankthi i fantazisë së humbur
Një shpirt që iku në qiell ende pa dalë nga trupi
Midis damarëve strukur pulset
Hezitonin ta ndalonin ritmin e tyre me fund
Sepse ende rrahte
Damari i dashurisë së pashuar për ty .
Sot pata vdekje klinike
Dhe para syve të mi mbaje në dorë
Hallkën që ta dhurova në këmbim
Për çudi,
Kapa dorën time të sigurohesha për një gjë…!
Si më erdhi ashtu një forcë
Dhe mora veten pakthyeshëm
E pathyer si çdo herë që dua
Të rilindem përsëri
I thash vetes: të jetosh,
Do të thotë: ta sfidosh vdekjen
Sepse vdekjen
Natyra do t’na falë vetë.

 

MË GODIT PO DESHE NË ZEMËR

Shpresës së fundit hiri iu shpërnda 
U dogj ngaherë mbi shpirtin kala 
E sot si pluhur mbi urë, aty e hodha 
E shkreta shpresë, shpresë e gjora! 
Befas, kujtimet i lexoja në erë 
Të shkuarat që kaluan përherë 
Dashuri, nxitim, takim, e përmallim 
Sa do ta doja, atë kohë në rikthim 
Të lexoj vuajtjet e çastit që prisnim 
Edhe sekondat, me etjen përherë 
Që s’pranin kurrë, zemrat që rrihnin 
Kur buzët tona ndillnin pranverë,
Ndjesi, lakmi e dehje 
Zhuritje, përmallim për prekje 
Puthje e zjarr, pa fund, pa ujë 
Përkulje, përpjekje, pa pra kurrë 
Si sot, e një kohë para syve të mi 
Si dje, kam kujtimin për atë lakmi 
Si nesër të pres në përbetim 
Çdo ditë të jetë në atë betim 
Të duash, të duash, e të duash!
Kjo është çështja: 
Nuk dua të mbetem në përmallim.

SHPËRNDAJE