Shqiperim Arifi: Nese nuk e qeli kufirin Miratoc-Llojan une jap doreheqje. Haziri: Prej nga jep dorëheqje?, ti ashtu-keshtu ke dhënë?!.. Shqiperim Arifi: Hej ti Naser mos e perzij këtu shume muhabetin!..

 

Mbremë eshte pare nje tribune ne nje televizion kosovare (KTV) te drejtuar nga Adriatit Kelmendi ku u tregua marifetlleku i “preshevalive” qe haheshin sie qente mes veti per karrige duke akuzuar njeri tjetrin, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Ardita Sinani: Ne nje dokument per plan aksional ku Kosova eshte shkruar si “Kosovo i Metohija” figuron nenshkrimi i Shqiperim Arifit

Sipas dokumentave që prezantoi në Rubikon, Ardita Sinani, kandidate për kryetare e Preshevës, parashihej që serbët e Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjës të zhvendoseshin në Preshevë.

Sinani thotë se përmes kësaj përveç që ju garantohej vendosje, ata e kishin të sigurt edhe punësimin.

“Një komunë më e pazhvilluar që nuk mundet vetvetën, që nuk mundet t’i integroj shqiptarët e vetë në institucionet shtetërore të marr obligim për vendosjen e 80 familjeve serbe dhe patjetër atyre familjeve t’u sigurohet e drejta për punësim”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se Arifi mashtroi edhe anëtarët e vetë pasi sipas saj, ata nuk kishin njohuri se cfarë po nënshkruajnë.

 

Ardita Sinani: Ne Presheve ska parti te reja dhe te vjetra..Por ka njerez me vlere, me pervoje qe shkojne e vijne por ka edhe te rinje qe pasurojne partine tone. Por kemi parti te reja qe s’kane lidhje me politike dhe mund te mos kene vlere. Ky njeri eshte i dyshimte dhe dihen lidhjet e Shqiprimit me Beogradin takimet fshehta me autoritetet serbe njefare Gjulliqi here ne Vranje, Surdolice e Nish deri ne Beograd.

Adriatik Kelemendi: Shqiperim mund te na thoni cka behet fjale ketu pse shiptaret ju akuzojne per lidhje te ngushta me Beogradin, bashkepunimin me Gjulliqin, kontrabandimin etj ?

Shqiperim Arifi: Ardita duhet te flasesh me fakte e jo ma fjalet e kafeneve apo fb

Ardita Sinani: Fakte kemi sa te duash. Deshmia me e mire eshte nenshkrimi juaj ne dokumente ku ben fjale per nje te ashtuqujatur plan aksional ku Kosova eshte shkruar si “Kosovo i Metohija”. Shkojm me tutje, me trego Shqiperim qka ke kryer apo sa dite shkoll i ke ? sepse ne mesin e shqiptareve ne Presheve je i panjohur?

Ardita Sinani: Ne do ta luftojme misionin tend te dyshimite. Pse e thirtët policine serbe me i hequr flamujt kombëtar

Shqiperim Arifi: Ardite mori cka ke kryer ti me trego se pari..

Ardita Sinani: Jam profesoreshe ne SHM Skenderbeu. Kam te mbaruar Faklultetin Ekonomik dega e Menaxhim dhe informatik ne Universitetin e Kosovës. Po ti Shqiprim cka ke kryer se nuk dime gje per ty, je shume anonim ne mesin tone?

Shqiperim Arifi: Si je pranuar ne pune, a ke pas konkurs? Ne skemi ardhur ketu me tregu se cka kemi kryer. Mos na kallxo ketu fantazija. Ne PVD ka kuadro te vjeteruara qe 27 vjet skane bere gjë per komunen. Degjo Adriatk kjo Ardita s eshte personi qe drejton partine as komunen. Muajve te fundit 24 ore e ke pas qat kryetari pal te PVD-së ne zyre bashke me Arditen.

Ardita Sinani: Hyrja e serbeve ne kuvendin e Presheves eshte mertie e koalicioninit te perkohshme mes Alteranatives se juve Shqiperim dhe SNS se Vucicit. Ne do ta luftojme misionin tend te dyshimite. Je i panjohur per shqiptaret, je ne bashkepunim me shtetin serb dhe nga ta ke mbeshtetjen. Per pas vienies së flamujve tane kombëtare thirre policise serbe o djal?. Raportet, kontaktet e mira me BIA kush po i ka? Te thash se per ne je i panjohur dhe i deshmite dhe mund te shkosh andej nga ke ardhur ne Gjermani.

Shqiperim Arifi: Mo bre, kjo Ardita rrence, shpifese dhe prape del dyftyrese.. Po me dhimbesh, po me vjen gjynah se je e manipuluar.

Ardita Sinani: Auuuuu

Sami Aliu: Debati mes Ardsitesd eh Sqhiperimit u teprua me ekto sulme e kunderakuza. Deabti duhej te perqendrohej ne prblemet reale qe preokupojne qytetaret e Preshevës. E them me keqardhje se spektri politik ne Presheve eshte i coptuar. Dhe ky mosunifikim per shtati po i shkon Serbisë. Une e kuptoj se si Ardita dhe Shqiperimi pretendojne te jen kryetar komune dhe nuk jane ne gjendje te mbajne veten ne nje debat, te jene me serioz para qytetareve tane te cilet po na shikojne ne keto momente.

Per fund, nëse, lideri i PDSH-së Ragmi Mustafa akuzoi se fundit Shqiperim Arifin qe paska ndersyer policine serbe per heqjen e flamujve dhe nese kjo Ardita Sinani mbreme ne nje televizion kosovar ne nje debat te drejtuar Adriatik Kelmendi akuzoi Shqiperim Arifin per lidhje te ngushta me Beogradin dhe BIA-n, atëhere vertete mund te thuhet se nuk eshte dicka ne rreguil me kete djal qe drejton APN-në qe i shkojne  e mbrapa disa njerez per iks interesash.

SHPËRNDAJE