largea_picture11404641971Skenari i ngjarjeve të fundit në Maqedoni dhe dhuna e policisë maqedonase ndaj të rinjve shqiptar, nuk janë të rastësishme. Kështu mendon, analisti Njazi Muhamedi sipas të cilit edhe sjellja e politikanëve shqiptar karshi këtyre ngjarjeve është vetëm sa për sy e faqe.

“Ngjarjet e fundit në Maqedoni që kanë të bëjnë me dhunën e policisë maqedonase ndaj të rinjve shqiptarë duhen shokuar për së thelli, sepse edhe skenari I tyre nuk është rastësishëm.

Është e kuptueshme,prandaj,se edhe sjellja e autoriteteve shqiptare,”këta gardianë të rremë” të shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, nuk duhet të jetë sa për sy e faqe,s`iu panë deklarimet e para,disa nga të cilat,si ajo e ambasadorit shqiptar në Shkup,Bushati,ishin deklarime injorante,që tregonte se ky mjeran i ri i diplomacisë shqiptare ndoshta mund të dijë diçka më tepër për zullutë e Afrikës se sa për shqiptarët në Maqedoni”, thotë Muhamedi për “Bota sot”.
Analisti Muhamedi, thotë se politikanët shqiptarë në Maqedoni duhet t`iu përgjigjen vet skenarit të dhunës që po ndodhë atje.

“Nga përgjigjja ndaj këtij skenari të errët që ,përmes dhunës të dhe legjitimimit të dhunës nga ana e mjeranëve të politikës “shqipfolëse” mercenare,synon “akomodimin” e shqiptarëve me nënshtrimin e tyre ndaj një shteti ilegal dhe ndaj një demokracie ilegjitime,do varet shumë edhe ardhmëria politike e shqiptarëve në Maqedoni. Përgjigja duhet t’i jepet nga ana e vetë shqiptarëve në Maqedoni,pa kërkuar ndihmë nga “përgjigjet” e “gardianëve” të prononcimeve diplomatike shqiptare”, potencon Muhamedi.

Sipas tij, protestat duhet të vazhdojnë në të gjitha anët në shqiptare në Maqedoni dhe se ato duhet të jenë të qeta e të koordinuara mirë për të bërë një kthesë demokratike në dobi të shqiptarëve që jetojnë atje.

“Rruga që pret më shkurtër në këtë situatë është vazhdimi në të gjitha anët shqiptare në Maqedoni i protestave të qeta,të koordinuara e të organizuara nga një këshill kombëtar në formën e një lëvizjeje kontestatore,kundërshtimore të mjeranëve të politikës shqiptare,të delegjitimimit radikal të tyre dhe kontestimit të legjitimitetit të shtetit ilegal të Maqedonisë …për të krijuar oportunitetin e një kthese demokratike dhe shtet formuese për dobitë shqiptarëve në Maqedoni”, përfundon ai.

SHPËRNDAJE