Arbnor Sefiu i datlindjes 21.02.1993 (19 vjeçar) këtë stinorë i është bashkangjitur skuadrës shqiptare Partizanit (Tiranë) e cila është skuadra më e trofeshme në vend. Klubi futbollistik Partizani aktualishtë garon në kategorinë e parë shqiptare me tendecë që në stinorin e ardhshëm të jetë pjesë e superiores ku edhe i takon.

1 shtator /Presheva Jonë

Nëntëmbëdhjet vjeçari nga Presheva javën që lam pas ka udhëtuar për në Tiranë ku është takuar me drejtuesit e klubit ku ishte i shoqëruar nga traineri z.Sedat Pajaziti me të cilin ka punuar vitet e fundit dhe i cili e ka udhëzuar që të testohet në klubin në fjalë dhe ne proven 5 diteshe bindi trenerin dhe drejtuesit e klubit qe te jet pjese ketij klubi. “Për të arritur deri në këtë pikë mund të them se nuk ka qenë një punë edhe aq e lehtë pasi që ndër vite i nënshtrohem një regjimi të rrept stërvitjesh intensive bashkë me klubin e “Tërnocit” të cilët më kanë dhënë një përkrahje
Arbnori klubit shqiptarë do ti bashkangjitet në fillim të këtij sezoni ku edhe shpreson se shumë shpejt do të bëhet pjesë e formacionit bazë (startues) qka e ka edhe synim kryesorë aktual për tu arritur. “Jam i kënaqur që jam bërë pjesë e një klubit të rëndësishëm siq është K.F.Parzitani, normal që ndie privilegj që po më besohet një përgjegjsi e madhë siq është ajo e shënimit të golave, pasi që loja ime kryesishtë zhvillohet në sulm. Synimi im i ardhshëm të cilin shpresoj që së shpejti ta arrij është ajo që të bëhem pjesë e shpresave të kombëtares shqiptare (u21)” tha për fund për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” Arbnor Sefiu të cilit i urojmë suksese dhe shumë gola. Pune të madhe ka bërë traineri z.Pajaziti i cili ka bërë të pamundurën që unë të arrij këtu ku jam,por edhe tash që jam bërë pjesë e K.F.Partizanit mund të them lirishtë se ai ka meritata më të mëdha për këtë transfer” tha Arbnor Sefiu gjatë bisedës që zhvilluar.

SHPËRNDAJE