apple-zorlu-inviteNë vendin e dytë të kësaj rangliste është kompania po ashtu nga SHBA, Exxon Mobil. Por, ajo mbetet shumë larg nga Apple, gjegjësisht vlen 410 miliardë

E vlerësuar me 560 miliardë dollarë, kompania e madhe teknologjike amerikane Apple edhe në vitin 2013 ka qëndruar në vetë kreun e listës së kompanive më të vlefshme në botë. Ndërkaq, në krahasim me një vit më parë kolosi nga Cuppertiono i SHBA-së është për 200 miliardë më i vlefshëm. Kjo rezulton nga një vlerësim që e ka realizuar kompania e specializuar për vlerësime ekonomike Ernst Young.

Në vendin e dytë të kësaj rangliste është kompania po ashtu nga SHBA, Exxon Mobil. Por, ajo mbetet shumë larg nga Apple, gjegjësisht vlen 410 miliardë. Në vendin e tretë me 390 miliardë është makina kërkuese google.

Nga 10 kompanitë e para të ranglistës, 8 janë nga SHBA. Të vetmet kompani nga Evropa që kanë hyrë në mesin e dhjetë më të vlefshmeve të botës janë kompania britanike-holandze Royal Dutch Shell, në vendin e tetë me 270 miliardë dhe kompania farmaceutike zvicerane Roche në vendin e dhjetë me 256 miliardë dollarë vlerë.

SHPËRNDAJE