Apple, kompania më e madhe në SHBA

Gjiganti i teknologjisë Apple ka kaluar sërish korporatën e naftës Exxon-Mobil si kompania më e madhe amerikane.

Aksionet e Apple-it u rritën për afro 6 për qind – duke çuar kapitalizmin e tij në 415 miliardë dollarë – ndërsa ato të Exxon-it ranë për 1 për qind.

Exxon ka qenë kompania më e madhe amerikane që nga viti 2005, ndonëse për pak kohë ka humbur vendin e parë nga Apple, në gushtin e kaluar.

Gjiganti i softuerit, Microsoft, me kapitalizmin e tregut prej 247 miliardë dollarësh, mban pozitën numër 3.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni