Anzhi, klubi i pasur rus që në gjirin e tij ka lojtarë si Samuel Eto’o dhe Roberto Carlos, nuk ka hequr dorë nga organizatori i Interit Wesley Snejder.

Skuadra e miliarderit Sulejman Kerimov është gati të ofrojë për klubin zikaltër 25 milionë euro në këmbim të shërbimeve të hollandezit, ndërsa për vetë Snejder do të jepen 15 milionë euro.

Lajmin e bën të ditur gazeta ruse ‘Sov Sport’ që shton se fakti që Snejder nuk ka kaluar një sezon të mirë dhe marrëdhëniet me trajnerin e Interit (Stramaccioni) nuk janë të shkëlqyera bëjnë që numri 10 të jetë më pranë Anzhit.

Gjithashtu kriza që po kalojnë klubet në të gjithë botën e sidomos ato italiane bën që edhe Interi të jetë më i prirur për të pranuar oferta të tilla.

SHPËRNDAJE