Anonymous paralajmëron “Ditën e Hakëmarrjes”

Grupi i haktivistëve i njohur si Anonymous është gati për të shkrepur armët e saja sërish, duke kërkuar hakmarrje për padrejtësitë në botë dhe duke tentuar të sulmojë ata që dëshirojnë të lëndojnë të pambrojturit.

 

Por ku qëndron çështja tani? Sipas Anonymous një protestë që eci në mënyrën e gabuar ka lidhje ne këtë mes. Një grup prej rreth 1,000 personash kanë vendosur vetën e tyre në Bowling Green Park në Lower Manhattan si pjesë të demonstratës “Occupy Wall Street”, që në fakt ka tentuar si protestë të tërheq mbi 20,000 protestues.

Anonymous ka pretenduar se protesta që ka filluar në mënyrë paqësore, “ka ndryshuar në shpejtësi pasi policia nisi dhunë. Si filloi shiu, polic të armatosur rëndë u futën në mesin e protestuesve, larguan kurthat e përdorura për të maskuar pajisjet e gazetarëve, arrestuan gazetarë të pavarur, konfiskuan pajisje të gazetarëve dhe shfrytëzuan dhunë të tepruar kundër tyre dhe arrestuan protestues paqësor dhe të pafajshëm, disa prej të cilëve u abuzuan dhe u lënduan”.

Në lidhje me këtë Anonymous ka paralajmëruar “Ditën e Hakmarrjes” që është paraparë të ndodh me 24 shtator, gjatë mbrëmjes. “Anonymous dhe grupe tjera do të lansojnë një sërë cyber-sulmesh kundër caqeve të ndryshme duke përfshirë Wall Street Journal, institucionet bankare të korruptuara dhe departamentin policor të Nju Jorkut” thuhet në postimin e grupit në Pastebin. /pcworldalbanian

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni