I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Siri, Kofi Anan, tha sot në Gjenevë se vendet me ndikim duhet ta shtojnë presionin ndaj Sirisë dhe grupeve kryengritëse, për ta përfunduar dhunën në këtë vend.

 

Mëtutje, ai theksoi se koha për implementimin e planit të tij gjashtëpikësh për Sirinë po kalon dhe i ka ftuar fuqitë botërore të takohen në Gjenevë, për të diskutuar për këtë plan më 30 qershor.

Zoti Anan u tha reporterëve se ende nuk është e sigurt nëse ky takim do të mbahet.

Nga ana tjetër, burime opozitare siriane dhe televizioni shtetëror thanë se afro 25 vetë janë vrarë në fshatin Darat Azhah në provincën veriore, Alepo.

SHPËRNDAJE