Anila Kalleshi dietologja dhe buurohsja jone e njohur nuk ndalet me mirëhohje, cmime, diploma e cila dit e sa vie po vlerohet puna , misoni io saj lart e me lart pos nga vendoret tash edhe nga vendet e huaja si nga Zvicra, Italia, Amerika.. Anila Kalleshi eshte vleresuar lart se fundit nga Cekia me Cmimin nderkombëtar “Pinaccles” në Pragë.  Anila është Anëtare Elitë e Konfederatës Botërore të Biznesit duke disponuar dhe Certifikatën CSR, e cila e lejon atë të zhvillojë aktivitetin e saj në çdo vend të botës, ka shkruar agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”.
Më 2 maj 2018 në Prage u zhvillua “The Bizz 2018”, ceremoni kjo e përvitshme e anëtarëve Elitarë të të gjithë botës, lidhur me kontributin dhe shërbimet korrekte që i ofrohen njerëzimit. Pikërisht për këtë meritë dietologia shqiptare, Anila Kalleshi është Anëtare Elitë e Konfederatës Botërore të Biznesit duke disponuar dhe Certifikatën CSR, e cila e lejon atë të zhvillojë aktivitetin e saj në çdo vend të botës, ka shrkuar gazeta e Tiranes – Telegraf.al, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Anila Kalleshi – dietologia e mirënjohur shqiptare, Presidente e Albanian Lifestyle Medicine Association ALMA si dhe Presidente e Anila Kalleshi Center sapo është kthyer nga Praga, me një tjetër trofe. Këtë herë pritësi i garës Gala të çmimeve të përvitshme, ishte Praga ku ceremonia gala u zhvillua ne ambientet luksoze të hotelit “Carlo IV”, vendi që i hapi dritën jeshile dietologes Kalleshi, e cila prej 20 vitesh sfidon e vetme dhe mjaft e sigurt mbipeshën, këtë pandemi botërore që ka pushtuar botën duke u njohur me emrin Globezitet.
Praga shprblim te merituar Presidents së  Albanian Lifestyle Medicine Association ALMA si dhe Presidente e Anila Kalleshi Center-AMC

E lumtur dhe shumë e sigurt për atë që Anila di të bëjë më së miri, krenare për atë që ka arritur falë punës së saj të palodhshme, ajo ngjiti shkallët e asaj skene gjigante, ku një e nga një liderët botërorë thonë fjalën e tyre. Dhe Anila ia arriti më së miri duke i dhuruar vendit tonë një tjetër trofe. Nominimi për një çmim nga WORLDCOB – Konfederata Botërore e Biznesit, një prej organizatave më të mëdha në botë, e bën të ndihet e super vlerësuar, paçka se gjithçka është fryt i punës dhe i përkushtimit të saj. Në një rrëfim për gazetën “Telegraf”, gruaja që lufton me të “keqen” në emër të së bukurës, tregon gjithçka për rrugëtimin e saj, për startin e së bukurës në konceptet e saj, kush ishin frymëzuesit, e deri tek çmimet e panumërta, trofetë e të cilëve nuk i zë një raft i madh në zyrën e saj, në qendrën ku edhe formësoi betejën e saj të veçantë.

Anila Kalleshi, prej kohësh është kthyer në mendim dhe shpresë për qindra persona që nuk mund t`i bëjnë dot ballë ushqimit, e pse jo edhe mekanizmit të shëndoshjes. Gruaja, që me dieotologjinë, duket se ka lidhur gjithçka të jetës së saj, tregon në këtë rrëfim çfarë ndodh në përballjen e saj me një person që lufton të dobësohet, ndërkohë që tashmë, veç faktit se Anila është njeriu më i suksesshëm në këtë fushë, ajo ka arritur të nxjerrë edhe 10 libra, përmbajtja e tyre është në shërbim të njerëzve që nuk i kanë mundësitë të mbërrijnë në qendrën e saj. Anila, në sipërmarrjen e saj, duket se ia ka arritur të jetë edhe krenare, ndërsa shikon gra dhe vajza teksa marrin trajtën e shumë dëshiruar brenda pak ditësh, ndërsa ajo nga zyra e saj përpilon protokollet e veçanta dhe çdo detaj që lidhet me ecurinë e një personi, që ka vendosur t`i besojë këshillës së saj për të marrë pamjen e duhur.
Më 2 maj 2018 në Prage u zhvillua “The Bizz 2018”, ceremoni kjo e përvitshme e anëtarëve Elitarë të të gjithë botës, lidhur me kontributin dhe shërbimet korrekte që i ofrohen njerëzimit. Pikërisht për këtë meritë dietologia shqiptare, Anila Kalleshi është Anëtare Elitë e Konfederatës Botërore të Biznesit duke disponuar dhe Certifikatën CSR, e cila e lejon atë të zhvillojë aktivitetin e saj në çdo vend të botës. “Unë kam 10 vite që jam anëtare Elitë e kësaj konfederate dhe jam shumë e lumtur që arrita ‘të gllabëroj’ trofeun ‘Lider Botëror i Biznesit’. Ky çmim për mua është një vlerësim mjaft i madh që i bëhet punës time të palodhur gjatë këtyre 20 viteve. Të jesh në formë dhe i kënaqur me trupin tënd!” Një mision që bëhet i mundur në një nga qendrat estetike më të njohura në kryeqytet. Anila Kalleshi, fituese e dhjetëra çmimeve ndërkombëtare, për iniciativën e saj rrëfen për ne sekretet e suksesit dhe metodat më të fundit, për të prekur perfeksionin. Një kurorëzim jo i zakonshëm, në një sallon po aq jo të zakonshëm, për një shërbim po aq fisnik sa dhe vetë mënyra mondane me të cilën u zhvilluan ngjarjet. Në prani të një elite të përzgjedhur personalitetesh ajo do të ishte e përzgjedhura e mbrëmjes, nga Konfederata Botërore e Biznesit. Një kurorëzim jo faraonik, por si shpërblim për punën e saj për lumturinë e njerëzve. “ANILA KALLESHI CENTER” është gjithçka një ide e saj, është porta ku shumë njerëz të palumtur me fizikun e tyre kanë trokitur për të gjetur perfeksionin fizik, për t’u larguar prej aty me një shikim ndryshe në sy. Dhe, gjithçka e ka një zanafillë. Asgjë nuk lind nga asgjëja. Edhe në ëndrrat më të bukura. Anila është rritur në një familje, ku sporti ka qenë dhe është kryefjala. Babai i saj, Faruku ka qenë një peshëngritës i njohur kombëtar, si edhe një trajner i suksesshëm. Ndërsa, nëna një sportiste elitare. “Unë jam fëmija i dy prindërve sportistë, dy prindërve që gjithmonë kanë kontribuar për të pasur një trup perfekt në organizmin e tyre dhe ndoshta kjo ka qenë shtysa për të bërë edhe unë diçka, për njerëzit të cilët kanë nevojë për të pasur një trup dhe forma perfekt. Unë kam pasur një trup shumë të rregullt që e vogël. Gjithmonë, kam bërë shumë edhe për veten time, që të kisha gjithmonë forma shumë të mira trupore”, rrëfehet Kalleshi. E njohur si sëmundja e kohëve moderne, obeziteti prek sot në botë mbi 200 milionë njerëz të moshave të ndryshme. Mes këtyre shifrave globale nuk mungon edhe Shqipëria. Në vendin tonë referuar Institutit të Shëndetit Publik, 39 për qind e femrave 15 deri në 49 vjeç janë mbipeshë. Ndërsa 53 për qind e meshkujve, të po kësaj moshe shfaqin të njëjtat probleme me shëndetin. “Me dietë absolutisht nuk mund të heqësh peshë në zona të caktuara. Në fakt për këta persona është shumë, shumë e vështirë, që të shkrijnë dhjamin në këto zona të caktuara vetëm përmes kufizimit të ushqimit. Trupat android nuk këshillohen që të konsumojnë shumë brumëra, të marrin më shumë karbohidrate ose fruktozën e frutave duhet ta kenë të racionuar. Pra, nuk duhet të konsumojnë shumë fruta, ndërsa, personat me trupin ginoid kanë këmbët e shëndosha, ndaj shumë shpesh për këta persona këshillohen frutat, kryesisht ato fruta që kanë efekte të mira për tretjen, siç mund të jetë; ananasi, kivi, të cilat ndihmojnë mjaft mirë në nxjerrjen jashtë të lëngjeve të tepërta nga organizmi. Kuptohet aktiviteti fizik për këta persona do të ishte i mrekullueshëm, në qoftë se do të bëhej për zona të caktuara. Por, gjithsesi trajtimet e specializuara dhe të profilizuara për këto zona janë të shkëlqyera vërtetë. Kanë rezultate mahnitëse”, thotë Anila. Në qendrën e saj dietologjike “ANILA KALLESHI CENTER” një vëmendje të veçantë i kushtohet edhe peshës pas rënies me një kujdes që është po aq i rëndësishëm sa edhe trajtimi që keni realizuar në qendër për uljen e kileve të tepërta. “Çdo person, në qoftë se nuk është i kujdesshëm, në qoftë se do të abuzojë, dhe do të mbajë të njëjtin regjin që realizonte më parë, është pa diskutim që do ta marrë sërish peshën. Pra, është shumë e rëndësishme që gjatë gjithë kësaj periudhës që ne bëjmë këto trajtime ne i këshillojmë klientët në mënyrën se si duhet të ushqehen, si duhet ta ruajnë formën trupore.” Anila Kalleshi ka bërë që me punën e saj të fitojë vëmendjen e veçantë të mediave, me gjithë preokupimin intensiv dhe profesional ajo është e gatshme të ofrojë këshillat e saj mbi shëndetin në çdo hapësirë mediatike të kërkuar. Kur thua Anila Kalleshi, ka gjithmonë një moment për tu ndalur dhe dëgjuar, apo për të shfletuar faqet e gazetave apo revistave. “Unë kam 20 vite që merrem me këtë aktivitet. Është një aktivitet që ka pasur goxha emër, goxha njohje, goxha rezultate, personazhe mjaft të famshëm, personazhe që janë tashmë të njohur, dhe nuk është që janë personazhe të rastësishëm, që t’i mund t’i besosh apo jo nëse kanë humbur peshë, por janë personazhe realë, të cilët kanë bërë ‘bum’ në showbiz-in shqiptar”, thotë ajo. Personazhe që kanë shënuar suksesin e vërtetë pranë qendrës dietologjike KALLESHI janë të shumtë. Ata i përkasin më së shumti botës së showbiz-it, personalitete, për të cilët imazhi ka një rëndësi të veçantë. Një nga rastet e shumëpërfolura të suksesit të “ANILA KALLESHI CENTER” është këngëtarja e njohur Linda Halimi, e cila në një nga daljet e saj publike lëshoi një deklaratë të fortë: “Anila Kalleshi, më shpëtoi jetën”… Kështu do të shprehej këngëtarja, e cila mbahet mend për mbipeshën e madhe trupore, e cila erdhi në forma perfekt. Ja çfarë thotë Anila për këtë rast: “Linda Halimi ishte një rast, ku trupi i saj linte për të dëshiruar, por ajo është një këngëtare me një zë të mrekullueshëm. Dhe sot, ajo ka një bujë të jashtëzakonshme për trupin që arriti falë trajtimeve që bëri në qendrën time si dhe ndryshimit të stilit të jetesës që ajo ka bërë. Një trup perfekt do të thosha. Këngëtarja Valbona Mema, Renada Caci. Oriana Cami, po kështu kanë pasur një rezultat super të shkëlqyer, në një kohë shumë të shkurtër. Pothuaj të gjithë personazhet VIP shqiptarë kanë qenë pjesë e trajtimeve të qendrës sime”
SHPËRNDAJE