Andora njeh pavarësinë e Kosovës

Prishtinë , 8 qershor – Principata e Andorrës zyrtarisht ka njohur
pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke rritur numrin e
njohjeve në 76.  Konfirmimi zyrtar është dërguar në Ambasadën e
Republikës së Kosovës në Bruksel, njoftoi mbrëmë vonë Ministria e Punëve
të Jashtme e Republikës së Kosovës.Principata e Andorrës kufizohet nga Franca dhe Spanja.

Kjo njohje vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së
Kosovës po bën përpjekje maksimale për përmbylljen e procesit të
njohjeve.  (koha.Net)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni