Amerikania Soni sërish thyen rekordin botëror

Në garën finale, që u zhvillua para pak çastesh në Lojërat olimpike në Londër, notarja amerikane Rebecca Soni arriti të triumfojë në disiplinën 200 metra stil bretkosë, duke regjistruar njëkohësisht rekord të ri botëror me kohën 2:19.59.

Duhet theksuar se notarja amerikane edhe të mërkurën, në garën gjysmëfinale e theu rekordin botëror në këtë disiplinë dhe këtë gjatësi, që do të thotë se ajo brenda 24 orëve theu dy herë rekordin botëror.

E dyta ishte japonezja Satomi Suzuki, kurse e treta rusja Julia Efimova. Që të dyja këto notare thyen rekordet e shteteve dhe kontinenteve të tyre.

Në garën 200 metra në shpinë, ndryshe nga ç’pritej, amerikani Ryan Lochte zuri “vetëm” vendin e tretë. Më i suksesshëm se ai ishte bashkëvendësi i tij, Tyler Clary, i cili ishte më i shpejt në 50 metrat e fundit dhe fitoi medaljen e artë tjetër për SHBA-në.

Ai me këtë rast theu edhe rekordin olimpik të deritashëm në këtë disiplinë.

Lochte madje nuk ia doli të ruajë as vendin e dytë. Në finish atë e kaloi edhe japonezi Riosuke Irie, i cili fitoi medaljen e argjendtë, kurse Lochte u detyrua të kënaqet me medaljen e bronxtë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni