Amerika kujtojnë Dr. Martin Luter Kingun

Sot, pas 43 vjetësh, jeta e Dr. Kingut përkujtohet dhe festohet me shumë ëndëra të tij të bëra realitet, përfshirë edhe zgjedhjen e Barak Obamës si presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara

BEQIR SINA, Washington D.C

WASHINGTON D.C: Sot, më 17 janar, kudo amerikanët do të kujtojnë dhe festojnë trashëgiminë e udhëheqësit të vrarë të të drejtave civile, të përndershmit Dr. Martin Luther King i Riu me një festë vjetore me rastin e datëlindjes së tij, që është më 15 janar. Por që është caktuar të celebrohet të hënën e tretë të muajit janar të çdo viti. Prifti afrikano amerikan King do të kishte mbushur 82 vjeç sot po të ishte gjallë. Para më shumë se 50 vjetësh, Dr. Kingu organizoi një lëvizje që u quajt për të drejta të barabarata, në gjithë Shtetet e Bashkuara, duke u vënë në krye të marshimeve dhe demonstratave, sidomos në Uashington ku ai arriti të mbledh deri në nji milion të njerëz para Capitol Hill, në Uashington kur marshuesit u mblodhën përpara memorialit të Linkolnit. në demostrata pa dhunë për të drejta të barabarta për afrikano-amerikanët.

“Sot dua t’i them popullit të Amerikës dhe vendeve të botës se ne kemi filluar një lëvizje dhe asnjë valë racizmi nuk mund të na ndalë”.efilloi doktor King lëvizjen e protestaveMartin Luther King i Riu filloi veprimtarinë e tij si udhëheqës i të drejtave civile në vitin 1955 kur u vu në krye të lëvizjes për eliminimin e dallimit racial në autobuzët publikë në qytetin Montgomeri të shtetit Alabama. “Ne të zinjët e Montgomerit, tha King, jemi angazhuar në një protestë pa dhunë kundër padrejtësive, që kemi përjetuar në autobuzë për një numër vitesh”.

Në gusht të vitit 1963, fushata e të përndershmit King për të drejta të barabarta ishte shndëruar në një lëvizje kombëtare. Atë muaj më shumë se 250 mijë njerëz morën pjesë në një marshim në Uashington. I udhëhequr nga Dr. Kingu, ky marshim kishte për qëllim t’u bënte presion ligjvënësve që të miratonin një ligj për të drejtat civile që do t’i jepte fund diskriminimit racial. Ish aktivisti i të drejtave civile.

“Ishte një ditë e bukur dhe e ngrohtë vere dhe njerëzit ishin të rinuar. Ekzistonte një ndjenjë e mirë se vendi po bashkohej. Për herë të parë në jetën time ndjeva peshën e ndërgjegjes së Amerikës”.“Ëndërroj që një ditë katër fëmijët e mi të vegjël do të jetojnë në një vend ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga karakteri”.Ishin pikërisht këto protesta pa dhunë dhe fjalimet e tij që çuan përpara lëvizjen për të drejtat civile dhe mbajtën të përqëndruar vemendjen e vendit në çështjen e barazisë.

Dr. Kingu fitoi çmimin Nobel të Paqes në vitin 1964. Po atë vit Presidenti Lyndon Johnson nënshkroi ligjin e të drejtave civile dhe një vit më vonë ligjin e së drejtës për të votuar. Këto ligje jashtëligjësuan ndarjen raciale në objektet publike si dhe praktikat diskriminuese, që i ndalonin zezakët të votonin.

“Lexoj diku se madhështia e Amerikës është e drejta që të protestosh për të drejta”.

Fushatën e tij të fundit Martin Luther Kingu e zhvilloi në Memphis të shtetit Tennessee në mars dhe prill të vitit 1968. Ai udhëhoqi një marshim në mbështetje të punëtorëve të shërbimit sanitar. Por protesta u përfshi nga dhuna kur ekstremistë të rinj filluan të plaçkisnin dyqane. Dr. Kingun e shqetësoi shumë kjo gjendje dhe u zotua të kthehej në Memphis për të kryesuar një marshim paqësor. Natën e 4 prillit 1968 ai u vra në hotelin Lorraine.

“Unë kam parë tokën e premtuar. Unë mund të mos arrij atje me ju, por dua që ta dini se si popull ne do të arrijmë në tokën e premtuar”.

Sot, pas 40 vjetësh, jeta e Dr. Kingut përkujtohet dhe festohet me shumë ëndëra të tij të bëra realitet, përfshirë edhe zgjedhjen e Barak Obamës si presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara

Lideri i të drejtave të njeriut në SHBA , prifti afrikano amerikan, Xhesi Xhekson ka thënë se :” Dyzetenjë vjet më parë pata privilegjin të kaloja datëlindjen e fundit të Martin Luter Kingut nën shoqërinë e tij. E kujtoj shumë mirë atë ditë dhe e citoj në mënyrë që të vlejë si leksion për të gjithë ne që duam të ndjekim shembullin e tij, pa u kufizuar thjesht te vullneti për ta admiruar. Kur Barak Obama u bë Presidenti i parë afroamerikan në historinë tonë, shumë do të shohin në këtë ngjarje kulmin e lëvizjes për të drejtat civile, të cilat thuajse gjithnjë identifikohen me figurën e doktor Martin Luter King. Kush e di ç‘mund të mendonte ky njeri i madh mbi ngjarjen e djeshme.

Do të shkëlqente i tëri. Por nuk do ta lejonte euforinë të na verbonte, të na bënte të harrojmë rrugëtimin e gjatë që kemi ende përpara. Do të bënte një listë me sfidat e ardhshme, duke zgjedhur me kujdes termat e duhur biblikë: të ushqesh të pangrënët, të veshësh të paveshurit, e kurrë më të planifikosh luftëra.Për këtë i gëzohemi zgjedhjes së Presidentit tonë. Pas kësaj do t‘i rifutemi punës për t‘i shkuar në fund veprës: për ta bërë Amerikën komb edhe më të përsosur.” ka theksuar Xhesi Xhekson.

Ndërkohë, profesori i filozofisë Nick Bostrom, i Universitetit të “Oxford University” në Britaninë e Madhe, ka thënë se ” Perfeksionizmi – Transhumanizmi, mbështet kërkimin për zhvillim të vazhdueshëm me qëllim të hulumtimimt të sferave të pa-arritshme të vlerave. Përmirësimet teknologjike të organizmave njerëzorë janë mjet për realizimin e këtij qëllimi. Ekzistojnë kufizime për gjithë atë që mund të arrihet nëpërmjet mjeteve me teknologji të ulët siç janë arsimimi, përsiatja filozofike, vetëanaliza morale dhe me metoda të tjera të ngjashme të propozuara nga filozofë klasikë me prirje perfeksioniste, si Platoni, Aristoteli dhe Niçeja, ose duke krijuar shoqëri më të drejta dhe më të mira bazuar në vizionet e Marksit ose Martin Luter Kingut. Me këtë nuk duam t’i përçmojmë mjetet e sotme dhe gjithë atë që mund të arrijmë me to. Megjithatë, transhumanistët shpresojnë të shkojnë më larg.” thotë Bostrom


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni