Ambulanca – Ndihma e shpejtë në Preshevë, efikase dhe me kohë

0

Ambulanca e Preshevës është për cdo lavdat me gjithë stafin e tyre ata jane 24h ne sherbim te qyetetareve

Në ambulance e Preshevës përkatsisht në pjesën ku funksionon ndihma e shpejtë po punohet me shumë efikasitet e shpejtësi.

Në një vizitë të agjencisë së lajmeve Presheva Jonë në ambulancen e Preshevës hasëm në një fluks te konsiderueshëm të qytetarëve të cilët po trajtoheshin me rregull dhe në bazë të procedurave të parapara,në bisedë me doktorët e kësaj pjese të ambulancës Dr. Ali Aliu dhe Dr. Premtim Salihu ata njoftuan se jane te pregaditur me gjithe paisjet dhe tekniken e nevojshme,  gjithashtu apeluan qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta që kanë kapluar vendin tonë.

Duhet cekur edhe shqetësimi i stafit te Ambulancës – Ndihmës së shpejt shqetësimin e tyre ndaj qytetarëve të pandergjejgshme te  cilët edhe për raste jo aq të ndërlikuara e të rrezikshme i thërrasin ata që tju shkojnë në vizitë në shtëpi.

SHPËRNDAJE