Reth takimit të sotëm mes ambasadores së SHBA-ve znj. Mary Burce Warlick  në Beograd dhe kryetarit të komunes së Bujanocit, z.Kamberi i ka deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë” se “takimi me ambasadoren amerikane znj.Warlick  ishite miqësor e cila ishte e interesuar krytesisht mbi zhvillimet dhe proceset demokratike në komunën tonë, të drejtat e njeriut nër vecanti  në sferën e punësimit, te arsimimit etj.. dhe halle tjera që i preokupon hë për hë qytetarët tanë në Bujanoc dhe rrethinë. Nga ajo hasëm përkrahje të avancimit të proceseve ekonomike dhe të zhvillimit në komunën tonë keto dy vitetet e fundit…”
 
Kushtrim MALIQI
 
Bujanoc, 7 qershor / AIK-Presheva Jonë
Siq ishte paralajmëruar ambasadorja e SHBA në Beograd Mary Burce Warlick, e shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd  z.Shpëtim Çaushi, dhe nga ai i OSBE-së  Dimitrios Kypreos si dhe nga ambasadorë të Australisë, Bullgarisë dhe ai i Maqedonisë sot për një vizitë njëditëshe kanë qëndruar në Bujanoc, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”.
 
Nga kjo vizitë e diplomatëve ndërkombëtar i prirë nga ambasadorja amerikane znj. Mary Burce Warlick janë takuar me krerët e institucioneve komunale, duke filluar nga  z.Shaip Kamberi, pastaj Jonuz Musliu, kyretar i kuvendit si dhe partnerët e koalicionit qeverisës Mejdi Zeqiri, Stojanka Arsiq dhe Boban Pavloviq. Nga ky takim mes ambsadoresamerikane znj.Warlick e shoqëruar nga ambasadorë të rajonit me përfaqësues të lartë të komunës së Bujanocit si dhe përfaqësues tjerë të komuniteve, diplomatët ndërkombëtar ishin të interesuar kryeisht për situatën aktuale politike, ekonimike dhe zhvillimet në Bujanoc dhe rrethinë si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni bashkë me procesin e vetëadministrimin lokal. Sikur ambsdadorja e SHBA-ve ne Beograd znj. Mary Burce Warlick ashtu edhe diplomatët tjerë kundërshuan njëzërit cdo pretendimet apo çfarëdo iniciative për përqarje, për ndarje historike apo sistem e paralele në Bujanoc të cilat prtendime do të ishin në dëm të vet rajoni.
Pas këtij takimi, kori diplomatik është takuar në veçanti me kryetarin e komunës së Buanocit z.Shaip Kamberin me të cilin është biseduar rreth situatës ekonomike dhe sfidave politike, posaçërisht rreth bashkëpunimit  dhe funskionimit të Trupit Koordinues, njofton shërbimi informative u komunës së Bujanocit. Ambasadorët, në një konferencë për shtyp kanë dhënë përkrahje të plotë vetëadministrimit lokal në Bujanoc dhe aspiratave për realizimin e proceseve të filluara rreth punësimit të shqiptarëve  në kuadër të institucionet shtetërore, hapjes së fakultetit dhe kërkesave tjera legjitime.
 
“Presheva Jonë” se “takimi me ambasadoren amerikane znj.Warlick  ishite miqësor e cila ishte e interesuar krytesisht mbi zhvillimet dhe proceset demokratike në komunën tonë, të drejtat e njeriut nër vecanti  në sferën e punësimit, te arsimimit etj.. dhe halle tjera që i preokupon hë për hë qytetarët tanë në Bujanoc dhe rrethinë. Nga ajo hasëm përkrahje të avancimit të proceseve ekonomike dhe të zhvillimit në komunën tonë keto dy vitetet e fundit…”

SHPËRNDAJE