EKSKLUZIVE: Ambasadorja amerikane ne Serbi znj Warlick flet për “Presheva Jonë: 

Sa i përket  ndarajes së Kosovës apo kembimit të terrritoreve mes Kosovës dhe Serbisë ajo hedh poshtë cdo opcion të tillë. “SHBA-te kundershtojne cdo pretendim te ndarjes, kembim territoresh  apo ndryshim të kufijve…te cilat nuk do t’i kontribuonin paqes dhe stabilitetit ne rajon..”  përgjigjet për “Presheva jonë” ambasadorja amerikane në Serbi znj.  Warlick

Bujanoc,31 tetor/AIK-Presheva Jone

“Është me mjaft rëndësi dhe me domethënje të madhe hapja e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc sidomos për perpsektivëne të rinjve shqiptarë, serbë dhe komuniteve tjera në rajon. Te studiosh sot në vendlindje dhe pas pak vitesh të kesh diplomën është ky një sukses që ka mundësuar autoritet vendore dhe lokale duek u nisur nga Subotica deri tek drejtuesit e komunës së Bujnaocit si dhe Këshilli Nacional Shqiptarë i cili po vepron në interes të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e  Preshevës..” ka deklaruar për agjencinë informative “Presheva Jonë” ambasadorja amerikane në Serbi znj. Mary Warlick duke ju përgjigjur pyetjes rreth vizitën e saj në Bujanoc dhe domethënjen e hapjes së Fakuttetit ekonomik në këtë komunë.

Ambasadorja  e SHBA në Serbi znj. Mary Warlick gjatë viiztës ë fundit në Bujanoc, gajtë një interviste agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” ka dekalruar se “situata në Veri të Kosovë padyshim është reflektuar edhe në Serbi të cilat zhvillime po përcillen me shqetësim të madh nga SHBA-të dhe komuniteti ndërkombëtar”  

Barrikadat serbe duhet hjekur nga rruga për rifillimin e dilaogut mes Kosovës dhe Serbisë duke ju mundësuar anëtarëve të forcave ndërkombëtare në rajon për  t’ju siguruar kushte për lëvizjen e lirë gjithë qytetarëve në territorin e Kosovës…”, ka pohuar ne vazhdim diplomatja amerikane ne Beograd, duke shtuar se dialogu Beograd-Prishtinë duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas ambasdadores SHBA tznj. Warlick “do të donte për të parë situatën në veri të Kosovës stabilizuar duke krijuar kushte për lëvizje të lirë sa më shpejt të jetë e mundur për ushtarët  e KFOR-it, EULEX-i dhe forcat ndërkombëtare…”

Ambasadorja  e SHBA në Serbi znj. Mary Warlick vuri në dukje rëndësinë e të dyja palëve nderuar marrëveshjet e arritura deri tani në bisedimet midis dy vendeve. Sa i përket opcioneve të ndarjes së Kosovës apo kembimit të terrritoreve mes Kosovës dhe Serbisë ajo hedh poshtë cdo përpjekje të tillë. “SHBA-te kundershtojne cdo pretendim qe shpien kah ndarja, këmbim i territoreve  apo ndryshim i kufijve…te cilat nuk do t’i kontribuonin paqes dhe stabilitetit ne rajon..”  përgjigjet për agjencinë informative “Presheva jonë” ambasadorja amerikane në Serbi znj.  Warlick

Warlick,  siq dihet u gjend  për një vizitë në Bujanoc për të marrë pjesë në një solemnintet me rastin e e hapjes së Fakultetit Ekonomik, te cilin fakultet e ka përshëndetur ambasadorja e SHBA-ve.  Në bangat  e këtij Fakulteti i ri në Bujanoc ku do të zhvillohet në të dy gjuhët dominante në Bujanoc do të ulen 70 stundetë, prej të cilëve shumica shqiptarë.

SHPËRNDAJE