EKSKLUZIVE: Sa i përket  ndarajes së Kosovës apo kembimit të terrritoreve mes Kosovës dhe Serbisë ambasadorja amerikane ka  hedhur poshtë cdo opcion të tillë tillë.  “SHBA-te kundershtojne cdo opcion te ndarajes, kembimim territoresh  apo ndryshim të kufijve…te cilat nuk do t’i kontribuonin paqes dhe stabilitetit ne rajon..”  përgjigjedt për “Presheva jonë2 ambsadorja amerikane në Serbi znj.  Warlick  ka deklaruar znj. Mary Warlick në një  interviste dhënë agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Beograd ,13 djetor /AIK-Presheva Jone

Ambasadorja  e SHBA në Serbi znj. Mary Warlick në një  interviste dhënë agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” ka dekalruar se “situata në Veri të Kosovë padyshim është reflektuar edhe në Serbi të cilat zhvillime po përcillen me shqetësim të madh nga SHBA-të dhe komuniteti ndërkombëtar”

 

“Barrikadat serbe duhet hjekur nga rruga për vazhdimin e dilaogut mes Kosovës dhe Serbisë duke ju mundësuar anëtarëve të forcave ndërkombëtare në rajon t ju siguroj gjithë qytetarë ve lëvizjen e lirë në territorin e Kosovës…”, ka pohuar ne vazhdim diplomatja amerikane ne Beograd, duke shtuar se dialogu Beograd-Prishtinë duhet të vazhdojëi cili proces  do të ishte  në favor të dy palëve dhe për mbarë rajonin.

Sipas ambasdadores SHBA znj. Warlick “do të doja për të parë situatën në veri të Kosovës të stabilizuar duke krijuar kushte për lëvizje të lirë sa më shpejt të jetë e mundur për ushtarët  e KFOR-it, EULEX-i dhe forcat ndërkombëtare…”

Ambasadorja  e SHBA në Serbi znj. Mary Warlick vuri në dukje  rëndësinë e të dyja palëve nderuar marrëveshjet e arritura deri më tani në bisedimet midis dy vendeve. Sa i përket opcioneve të ndarjes së Kosovës apo kembimit të terrritoreve mes Kosovës dhe Serbisë ajo hedh poshtë cdo përpjkejte të tillë. “SHBA-te kundershtojne cdo opcion qe shpien kah ndaraja, këmbimi i territoreve  apo ndryshim i kufijve…te cilat nuk do t’i kontribuonin paqes dhe stabilitetit ne rajon..”  ka pohuar për agjencinë informative “Presheva jonë” ambasadorja amerikane në Serbi znj.  Warlick.

SHPËRNDAJE