Gjenvë 20 dhejtor (AIK-Presheva Jonë/ Le Temps)

 

 

Ambasadorja e Zvcrës në Argjentinë Carla del Ponte, ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës,ka thënë se NATO ishte aleate e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa është shprehur mirënjohëse Këshillit të Evropës dhe Dick Martyt që kanë çuar më tej dyshimet rreth tregtisë me organe dhe kanë publikuar informacione për këtë çështje, për të cilën thotë se misioni i EULEX-it ka baza të shkojë përpara.

Në një intervistë për të përditshmen zvicerane Le Temps, ajo ka se Tribunali “kishte tregimin e personave që kanë transportuar të burgosurit nga një vend i mbajtjes rob në vendin tjetër dhe deri në një spital” dhe “se ato ishin dëshmi shumë të rënda”. “Po ashtu e dinim se ka pasur gropa të përbashkëta të Shqipëri, ku ndoshta do të mund të gjenim trupa, të cilave iu mungonin organet”.

Carla del Ponte ka thënë se Tribunali i Hagës ka hetuar rastet e 400 të të zhdukurve dhe se kanë pasur shenja, sipas të cilave, një grup i vogël i atyre personave, nja 10 sish, të ketë qenë viktima të tregtisë me organe..

Carla Del Ponte në librin e saj “Gjuetia” jep të dhëna mbi tregtinë me organe të civilëve serbë të vrarë pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999.

“Por, dëshmitarët kanë qenë të frikësuar dhe kanë refuzuar të përsërisin rrëfimet e tyre para Tribunalit të Hagës. Shenjat e krimit ndodheshin në Shqipëri dhe autoritetet shqiptare kanë refuzuar të bëhen hetime, duke thënë se këtë tashmë e kishin bërë, por pa sukses. Ato ngjarje kanë ndodhur gjatë verës së vitit 1999, pas luftës. Në këtë kohë, dyshohej në ekspertizën e Tribunalit të Hagës. UNMIK-u mund të merrej me hetime, por këtë nuk e bëri”, ka thënë ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës.

Carla del Ponte ka thënë se Tribunali i Hagës ka hetuar rastet e 400 të të zhdukurve dhe se kanë pasur shenja, sipas të cilave, një grup i vogël i atyre personave, nja 10 sish, të ketë qenë viktima të tregtisë me organe.

SHPËRNDAJE