Të martën në Beograd ka qëndruar një delegacion i Unionit Demokratik Shqiptar-Dega Medvegjë.Delegacioni i prir nga Rexhep Abazi,kryetar,u prit në Ambasadën e Shtetit Shqiptar në Beograd nga Ambasadori Shpëtim Caushi.

Me problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët në Medvegjë,ambasadori Caushi u njoftua në detaje nga sproblemet ne arsimim, papunësi deri tek spastrimet etnike të Luginës së Preshvës, dukuri kjo e cila ka goditur me se shumti Medvegjën dikur e banuar me shumice shqiptare.Takimi filloj në orën 11:00,ashtu siq edhe ishte parapar,ndërkoh për delegacionin e UDSH-së nga Medvegja,ambasadori shtroj edhe një drek pune.Ambasadori Caushi u ftua për një vizit në Medvegjë,ftes të cilën ai e pranoi me knaqësi (Medvegja.net)

SHPËRNDAJE