bujnncvcvPRESHEVË, 1 korrik (PJ)  -Në selinë e Lëvizjes Qytetare “VATRA” në Gjilan , kryetarja znj. Gentiana Shabani me bashkëpuntorë , priti në një takim Ambasadorin e Republikës së  Shqipërisë në Republikën e Kosovës , z. Qemajl Minxhozi dhe Kryetarin e Bujanocit z. Nagip Arifi, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

 
Fillimisht në hapje të takimit kryetarja falënderoi pjesëmarrësit për ardhjen dhe i informoj për hallet me të cilat ballafaqohen qytetarët e dëbuar nga Kosova  Lindore që jetojnë në Republikën e Kosovës. Poashtu edhe z. Arifi e informoj ambasadorin për problemet e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

 

Ambasadori Minxhozi edhe njëherë konfirmoj mbështetjen e plotë nga shteti shqiptar  dhe krejt në fund të takimit palët u dakorduan për bashkëpunim në vazhdimësi në gjetjen e mundësive për zgjidhjen e këtyre problemeve.

SHPËRNDAJE