AMBASADORI Qaushi dhe Halimi mbledhin ambasadorët botëror për Luginën e Preshevës

Kryetari i PVD-së mori pjesë në takimin e ambasadorëve, miqve të Luginës, të organizuar nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Shpëtim Çaushi,njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

 

Beograd, 22 shkurt/AIK-Presheva Jonë

Në këtë takim ku merrnin pjesë ambasadorja e SHBA Mary Warlick, ambasadori i OSBE-së Dimitrios Kypreos dhe shefi i BE-së në Beograd Vincent Degert si dhe ambasadorët e disa shteteve evropiane, përfaqësuesi i Luginës së Preshevës paraqiti problemet aktuale me të cilat ballafaqohet popullata në Luginë të Preshevës. Me këtë rast pos situatës së rëndë ekonomike, problemeve të ndieshme në arsim dhe shëndetësi, u paraqit edhe problemi serioz i polisave shumë të larta të sigurimit të automjeteve me të cilat po pengohet qarkullimi i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në këtë takim, ku u shtruan pyetje të ndryshme nga ana e ambasadorëve, u veçua  domosdoshmëria e angazhimit të qeverisë dhe donatorëve ndërkombëtarë në revitalizimin ekonomik të Luginës së Preshevës, si parakusht themelorë për hapjen e perspektivave për jetë normale në këtë rajon dhe për ndërprerjen e migrimeve masovike në drejtim të shteteve evropiane.

Në takim u bisedua gjithashtu edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe pengesat që do t’i kenë Shqiptarët e Luginës së Preshevës në angazhimin e tyre për t’u  përfaqësuar në parlamentin republikan.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd Shpëtim Qaushi dje ka realizuar një takim të përbashkët me ambasadorët miq të Luginës, ku i ftuar ka qenë edhe deputeti Riza Halimi. Sipas deputetit Halimi në këtë takim kanë marrë pjesë 12 ambasadorë që janë prezent me investime në Luginë  të cilët edhe gjatë këtij takimi janë interesuar për pasqyrën aktuale të Luginës së Preshevës.

 

Ndërsa, deputeti Halimi ambasadorëve të shteteve mike të Luginës u ka shprehur problemin e polisave të sigurimit, pastaj  mos njohjen e diplomave të Kosovës dhe problemin e nostrifikimit të  diplomave të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Temë tjetër  ka qenë edhe Trupi Koordinues që sipas deputetit Halimi qeveria nuk është marrë me problemet më të ndjeshme të popullatës shqiptare. Ai thotë se TK është dash që të ndjekë një model të USAID-it amerikan  i cili me investime e saja 50- 50 ka ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Po ashtu deputeti Riza Halimi trupat diplomatike i njoftoi edhe për papunësinë enorme tek ne fakt ky që kanë ndikuar në migrimin e popullatës Luginës drejt vendeve evropiane. Ndërkaq në këtë takim temë kryesore kanë qenë edhe zgjedhjet të cilat parashihen të mbahen kah fundi i muajt prill apo në fillim të majit.

E kur jemi tek zgjedhjet parlamentare sipas deputetit Halimi lëvizjet e popullatës problemi i marrjes së dokumenteve të identifikimit, ligji i ri për zgjedhje, financimi i fushatës shtojnë pesimizmin e deputeti Halimi që shqiptarët të kenë deputet në parlament. Takimi i Asociacionit të ambasadave mike të Luginës duke pas parasysh edhe emërimet e ambasadorëve të rinj, shërben që çdo vit ata të hartojnë projekte dhe ti koordinojë veprimet e tyre drejt Luginës së Preshevës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni