Përveq ambasadorëve të vendeve anëtare të OKB-së (SHBA, Shqipëri, Gjermani, Turqi, Itali, Britani..) në 20 vjetorin e themelimit të shtetit të Maqedonisë ishin edhe katër ambasdadorë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Në këtë përvjetor kishte madje edhe përfaqësues nga Greqia, njofton nga Gjeneva agjencia informative “Presheva Jonë”
 
Gjenevë, 7 shtator / AIK-Presheva Jonë
 
Në lokalet e Kombete të Bashkura (ILO) në Gjenevë misioni i përhershëm i ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë ka kremtuar 20 vjetorin e këtij shteti të ri në ballkan, e njohur si “Republika e Titos”.
 
Përveq ambasadorit Aziz Pollozhani (nikoqir) në këtë ceremoni ishin prezent edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB z.Sejdi Qerimaj, ai i Kosovës në Bernë z. Naim Malaj, ai i Maqedonisë në Bernë z.Ramadan Nazifi. 
 
Në këtë ceremoni përvjetori të shtetit të Republikës së Maqedonisë,  pos ambasadorëve dhe diplomatëve ndërkombëtar morën pjesë edhe funkisonarë të alrtë të OKB-së dhe përfaqësues të mediave të ndryshme. Nga misioni amerikan ishte ambasadorja Beti King, nga Ghermania Rainhard  Shvwepe, nga Italia Laura mirichian, Franca –Jean-Batista Matei, Arabia Saudite – Avdulvehab Atar, Maroku-Omar Helale etj…
 
Përveq përfaqësuesve nga Maqedonia  ambasadori Aziz Pollozhani, Veska Sotiriovska asistente e ambasadorit, pastaj Burim Bilalli sekretar i dytë, njëherit diplomat i karrierës në OKB. Në këtë përvjetor kishte madje edhe përfaqësues nga Greqia.
 
Në fjalën e rastit ambasadori Pollozhin duke i dëshëruar mirëseardhje  mysafirëve, funksionarëve të OKB-së dhe diplomatëve botëror theksoi se « brenda këtyre dy decenieve Maqedonia ka shënuar avancime të nevojshme në procese si politike ashtu edhe në ato ekonomike. Dhe liririsht mund të themi se sot Maqedonia është më afër BE-së se kurrënjëherë më parë. » Sipas dr.Pollozhani, 20-vjet të pamvarërsisë, Maqedonia është dëshmuar si shtet demokratik dhe multietnik, njofton nga Gjeneva agjencia informative “Presheva Jonë”
 
Në këtë ceremoni po ashtu morën pjesë edhe studentë dhe përfaqësues të asociacioneve dhe klubeve nga Maqedonia që veprojnë në Zvicër si dhe biznismen të njohur si Zaim Jashari, Sokol Agushi, Riad Aliu (nga Kumanova) imam i xhamisë dhe QI “Dituria” në Gjenevë etj…
SHPËRNDAJE