Ambasadori i Shqipërisë Shpëtim Cuashi vizitoi Medvegjën

Vizita e ambasadorit shqiptar është realizuar në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptarë të Luginës së Preshevës, të udhëhequr nga Galip Beqiri. Ky i fundit ka shprehur shqetësime për boshatisjen e këtyre trevave, duke apeluar që të shpërngulurit pas vitit 1999 të kthehen në tokat e tyre. “Shqiptarët e Medvegjës janë pjesa më e rrezikuar e substancës sonë  kombëtare. Andaj duhet shtuar përkujdesja ndaj tyre”, theksoi Beqiri.

 

Bujanoc, 26 prill

Medevegje, 27 prill – Ambasadori shqiptar në Serbi, Shpëtim Çaushi, ka qëndruar për vizitë në Medvegjë, ku ka takuar shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre në këtë komunë.

Ambasadori Çaushi ka takuar përfaqësuesit politik të shqiptarëve në këtë komunë, banorë shqiptarë si dhe nxënësit e shkollës fillore “Zenel Hajdini në Banjë të Sijarinës.

Ambasadori shqiptar, raporton INA, tha se është i prekur emocionalisht për këtë vizitë të parë në këtë trevë shqiptare dhe për kushtet e varfra dhe të vështira të shqiptarëve që jetojnë dhe pjesa tjetër që vazhdimisht braktis vendlindjen.

Ambasadori Çaushi në takimin me kryetarin e komunës Sllobodan Drashkoviq është njohur për komunën dhe kapacitetet e saj.

“Kjo komunë është një nga më të varfrat në Serbi dhe duhen investime dhe treg i hapur. Unë jam për lëvizje të lirë të njerëzve. Marrëdhëniet e mira duhet të vazhdojnë, të ndërtohen rrugë të mira, ura të mira dhe të lëvizim të lirë. Unë kështu e shoh Medvegjën, më vjen keq që malli këtu s’mund të qarkullojë për Kosovë por do të kërkoj që ky vendkalim të hapet sa më shpejt”, ka deklaruar Drashkoviq.

Ambasadori Çaushi ka theksuar nevojën e zhvillimit të kësaj komune, zhvillimin e infrastrukturës dhe një përkujdesje më e madhe për shqiptarët. Ai ka bërë thirrje që kjo trevë të mos braktiset dhe shqiptarët e larguar të kthehen në vendlindjen e tyre.

Gjatë qëndrimit në shkollën “Zenel Hajdini” është zhvilluar takimi me nxënësit dhe stafin e shkollës, me ç`rast drejtori i shkollës Fadil Mustafa ka informuar se në këtë shkollë ka një numër prej rreth 30 nxënësve, derisa para vitit 1999 ka pasur mbi 200 nxënës.

Vizita e ambasadorit shqiptar është realizuar në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptarë të Luginës së Preshevës, të udhëhequr nga Galip Beqiri. Ky i fundit ka shprehur shqetësime për boshatisjen e këtyre trevave, duke apeluar që të shpërngulurit pas vitit 1999 të kthehen në tokat e tyre. “Shqiptarët e Medvegjës janë pjesa më e rrezikuar e substancës sonë  kombëtare. Andaj duhet shtuar përkujdesja ndaj tyre”, theksoi Beqiri.

Kjo është vizita e parë e një diplomati shqiptarë në trevën e Medvegjës. Komuna e Medvegjës para luftës së Kosovës të vitit 1999 ka numëruar rreth 6 mijë banorë, mirëpo ajo tashmë është zvogëluar dukshëm për shkak të represionit dhe dhunës së regjimit serb.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni