TIRANË, 1 Janar /ATSH- I. Vata/ – Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar sot deklaratën e Departamentit të Shtetit që dënon sulmet terroriste në Stamboll.

Nëpërmjet një postimi në faqen e saj, ambasada e SHBA  në Tiranë, shprehet: “Shtetet e Bashkuara dënojnë ne forcë sulmin terrorist në një klub nate në Stamboll, Turqi. Shprehim ngushëllimet tona për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe popullit turk, ashtu si edhe shërim sa më të shpejtë për të plagosurit”.

“Ne do të qëndrojmë në kontakt të ngushtë me qeverinë turke përgjatë hetimit”, thuhet në postimin e ambasades se SHBA në Tiranë, duke vënë në dispozicion edhe lingun e faqes së Departamentit Amerikan të Shtetit: http://go.usa.gov/x9gFM  /a.ke/

SHPËRNDAJE