Piloti spanjoll, i Ferrarit, Fernando Alonso, ka dal fitues në garën e madh për Çmimin e Madh të Gjermanisë, në një garë e cila u përshkua me plot ngjarje kontraverse.
Megjithatë Alonso nuk pati probleme dhe e kryesoi garën nga fillimi deri në fund, derisa me këtë fitore, e treta në këtë vit e ka zgjeruar epërsinë me rivalët e tij, sidomos me Lewis Hamilton, shpresat e të cilit për titull janë zbehur dukshëm. I dyti në Gjermani, doli piloti i Red Bull, Sebastian Vettel, falë një kalimi në xhiron e fundit ndaj pilotit të McLaren, Jenson Button, por që nuk ishte edhe aq i pastër. Për këtë shkas drejtuesit e Formula 1, e kanë hapur një hetim rreth kësaj çështje. Ish kampioni i rikthyer, Mika Raikkonen, përfundoi i katërti derisa legjendari i këtij sporti, gjermani Michael Schumaher në vendin e tij përfundoi i shtati. Këtë radhë dëshpëroi, britaniku, Lewis Hamilton, i cili u tërhoq nga shtegu gjatë garës dhe mbeti pa rezultat, duke ia zbehur vetës gjasat për një titull kampioni në këtë edicion.

Rezultatet për çmimin e madh të Gjermanisë

1. F Alonso (Ferrari) 25
2. S Vettel (Red Bull) 18
3. J Button (McLaren) 15
4. KM Räikkönen (Lotus) 12
5. K Kobayashi (Sauber) 10
6. S Perez (Sauber) 8
7. M Schumacher (Mercedes) 6
8. M Webber (Red Bull) 4
9. N Hülkenberg (Force India) 2
10. N Rosberg (Mercedes) 1

Renditja e përgjithshme

1. Fernando Alonso – 154
2. Mark Webber – 120
3. Sebastian Vettel – 118
4. Kimi Räikkönen – 95
5. Lewis Hamilton – 92
6. Nico Rosberg – 76
7. Jenson Button – 65
8. Romain Grosjean – 61
9. Sergio Perez – 47
10. Kamui Kobayashi – 31

SHPËRNDAJE