Alonso i thotë "stop" Vettel-in

Fernando Alonso, pilot i Ferrarit, me dinakëri ka shfrytëzuar gabimet e skuadrës së Red Bull-it dhe kësisoj ka fituar Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe.

Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, pas shumë vuajtjeve ka arritur të triumfojë për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe. Gara është zhvilluar në shtegun e Silverstone, ku ka qenë një rivalitet tejet i madh. Alonso u desh të pret nëntë gara dhe të ngadhënjejë. Kjo vuajtje e tij e deritashme është shpërblyer me këtë fitore të madhe të tij, i cili para pak ditësh sikurse kishte parandjenjë se do të fitojë këtë garë, të cilën edhe e bëri realitet. Alonso zhvilloi një garë të mirë, por kryesimin e saj e mori falë një gabimi në bokset e skuadrës së Red Bull. Vettel i vendit të parë dhe Alonso i vendit të dytë futen njëkohësisht në pit stop. Por një “gafë” e mekanikëve të Red Bull-it ka nxjerrë të parin Fernando Alonso. Ndërkaq, mbreti i formulës 1, Sebastian Vettel, këtë herë u desh të kënaqet me vendin e dytë. Vettel nga nëntë garat e deritashme gjashtë i ka fituar, por kësaj here nuk ishte dita e tij. Ndërkaq, në vendin e tretë është Mark Webber i Red Bull-it, kurse piloti gjerman, shtatë herë kampioni i botës, Michael Schumacher, është renditur në vendin e nëntë të tabelës së klasifikimit. Pas dy jave Formula 1 do të zhvillohet për Çmimin e Madh të Gjermanisë.

Renditjen e ngasësve e udhëheq Vettel me 204 pikë, ndërsa pas tij janë: Webber 124; Alonso 112; Hamilton 109; Button 109; Massa 52; Rosberg 40; Heidfeld 34; Petrov 31 etj. Te ekipet kryeson Red Bull me 328 pikë; McLaren-Mercedes 218; Ferrari 164; Mercedes 68 etj


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni