Alonso: Asgjë nuk është humbur ende

 

Disa orë pasi përfundoi i pesti në provat zyrtare të Australisë, Fernando Alonso theksoi se ende asgjë nuk është e humbur, ndërsa u shpreh optimist për rezultatin që mund të arrijë në garën e nesërme.

”Nuk jemi të kënaqur me diferencën që kishim me vendin e parë të renditjes, por duke patur parasysh që kjo ishte vetëm gara e parë e sezonit, mund të pranohet kjo nisje, e cila na krijon shanse reale për t’u ngjitur në podium”, deklaroi Alonso, pothuajse një sekondë e gjysmë më i ngadaltë se Vettel.

”E dimë se si është kjo garë dhe këtu gjëja kryesore është të mbërrijmë deri në finish. Në vitin 2009 përfundova në vendin e katërt, pasi u nisa pas vendit të dhjetë. Nesër na presin 58 xhiro dhe e dimë që pika jonë e fortë është besueshmëria. Shpresojmë të marrim 100% të potencialit tonë”.

Hamilton – Ndryshe nga Alonso, piloti i McLaren Mercedes ishte shumë i kënaqur me vendin e tij të dytë. “Inxhinjerët kanë qenë fantastikë, pasi arritën të përgatisnin një makinë kaq të mirë brenda kaq pak kohe. Ata janë treguar kurajozë dhe profesionalisht të shkëlqyer, ndërsa kanë punuar 24 orë në 24 deri sa arritëm në këtë pikë”.

Vettel – Nga ana e tij, piloti që do të niset nga “pole-position” ditën e nesërme, Sebastian Vettel, përmbajti entuziasmin e krijuar pas paraqitjes së tij. “Kemi arsye të jemi të kënaqur me këtë arritje, por nuk kam fituar ende asnjë pikë. Është e rëndësishme që të përsëritim veten në ditën e garës”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni