DITELINDJA E MUHAMMEDIT a.s.:

Alemedina Tahiri:  Ta perkujtojm ditlindjen e Muhamedit a.s. me lutje dhe me vepra te mira. Inshallah dot takohemi ne xhenet.

Më 2 shkurt në Preshevë shënojmë ditëlindjen e Muhammedit a.s

Këshilli organizativ i medresantëve nga Presheva organizojnë programin fetaro- kulturorë me temën “Roli i gruas në fenë islame”

Preshevë, 30 janar/ AIK-Presheva Jone

Manifestimi organizohet më datë dy shkurt, ditë e enjte nga ora 14 në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës në Preshevë për nder të ditëlindjes Muhamedit aleiselam apo shpëtimtari I njerëzimit I cili la hapa të pashlyeshëm në tërë historinë njerëzore.

Anëtarja e këshillit organizativ, Almedina Tahiri

ka konfirmuar për Radiotelevizionin Presheva se gjatë programit janë paraparë ilahi nga grupi I vajzave, monologje, pjesë të mevludit, ligjëratë si dhe pjesë nga hytbeja lamtumirëse e Muhamedit aleiselam. Organizatorët ftojnë të gjitha motrat e Luginës e më gjerë që të marrin pjasë në programin fetaro- kulturorë të organizuar nga medresantet e Luginës ku ritheksohet edhe thënia e urtë Nga ju le të jetë një grup që thërret në të mbarë, urdhëron në të mirë dhe ndalon nga e keqja.

—————————-

Nese e meriton dikushe prej njerzve te m`dheje te kesaj bote qe ti festohet ditlindja,ateher padyshim qe me i merituari eshte Muhamedi a.s.

Paqja dhe meshira e Allahut xh.h qoft mibi Muhamed Mustafan a.s mbi familjen e tije te paster dhe mbi gjithe pasust e tije.
Te falenderoj o Zote qe e zdrite dynjan ne kete dite kaq te madhe, te falenderoj o Allah qe na dergove ne kete dite Muhamed Mustafan a.s shpres per njerzimin.
Edhe pse eshte postuar disa her kjo poezi, prap nuk po mundem qe mos ta postoj edhe ne kete teme kete poezi kaq te bukur dhe kaqe te madhe qe e ka shkruar baca Mexhid.

Selam (PAQ)

KUSH LINDI SOT?

L I N D I

Mëshira e Gjithësisë-
Mëshira e Njerëzisë.

Në çastet më të errëta të historisë, në
Hixhaz, në qytetin Meke t’Arabisë, lindi Mëshira e
Gjithësisë – Mëshira e Njerëzisë.
Kush lindi sot?
Lindi sot krijesa më e dashur e t’Madhit
Zot. Lindi më i madhëruari, më i merituari, lindi më i
lavdëruari.
Kush lindi sot?
Lindi ai që e stolisi jetën tokësore me
Frymën Hyjnore. Lindi udhërrëfyesi më i madh jetës
njerëzore.
Kush lindi sot?
Lindi i dërguari më i fundit, por që
ishte i pari. Lindi më bujari, më i
përkryeri, më i vyeri.
Kush lindi sot?
Lindi më i besuari, më i çmuari, më i
dalluari.
Ai nuk ishte hyjni, ai ishte njeri.
Ai ishte njeri, sikurse unë e ti. Ai
ishte sikurse ne, por i veçant nga të gjithë njerëzit
mbi këtë dhe.
“Ai ishte njeri ndër njerëz porsi
xhevahiri midis gurëve.”
Po, sikur thuhet në një Fjalë Hyjnore,
Hadith Kudsi, që ndritë më shumë se Dielli, po të mos
ishte ai, nuk do të ishte krijuar as Ademi dhe as Toka
e Qielli.
Poeti, Busajriu, shprehet kështu:

“Njerëzit e përgjumur,
Që jetojnë në ëndërra e qetësi,
Si mund ta kuptojnë të Vërtetën e Tij…?”

SHPALLJA HYJNORE

Kush lindi sot?
Lindi sot ai që i Madhi Zot, që është
Krijues, Furnizues, Shpëtues, Burim i Mirësisë, i
Bukurisë, i Madhështisë e zgjodhi shembull të
shkëlqyeshmërisë, të përsoshmërisë, vulë e
pejgamberisë.
Kush lindi sot?
Sot lindi ai, që në moshën 40-të vjeçare, në
shpellën Hira në “Malin e Dritës” (Xhebel un-Nur),
filloi t’i zbulohet, për krijesat njerëzore, Shpallja
Hyjnore.
Kush lindi sot?
Sot lindi ai, që fjalët e para, që iu zbuluan,
kishin të bënin me diturinë -për ta udhëzuar
njerëzinë.
Kush lindi sot?
Sot lindi ai që tha: “Kërkoni diturinë edhe
nëse është në Kinë”
Kush lindi sot?
Sot lindi ai që e përjetoi Natën e Miraxhit.
Miraxhin ruhani, por edhe Miraxhin xhismani – Pra,
ngritjen shpirtërore dhe ngritjen trupore. Kjo është
rruga që sjellë fitore…
Kush lindi sot?
Sot lindi ai që tërë jetën meditoi, veproi
dhe luftoi. Por, luftërat (përpjekjet) i quajti:
el-xhihad ul-esger dhe el- xhihad ul-ekber,
lufta e vogël me armikun, për të Vërtetën, kurse lufta
e madhe me epshin, egon, me vetveten.
Kush lindi sot?
Sot lindi ai i cili tha se më e vlefshme është
penda e dijetarit sesa gjaku i luftëtarit…
Sa të veçanta janë këto fjalë. Këto fjalë, si
edhe shumë fjalë të tjera, kanë diçka nga ajo Dritë,
që ende nuk është zbehë dhe as që ka për t’u zbehë
por, që bota shumë pak po e njeh.
Sot, bota ka shumë nevojë që zemrën ta
zgjerojë. Ta zgjerojë zemrën në masën e kësaj zemre.
Vetëm në masën e kësaj zemre ne do të kemi
jetë. Vetëm kjo jetë është e vërtetë, sepse është jetë
e ndriçuar prej Dritës së Pashuar.
Jeta e ndriçuar prej Dritës së Pashuar është
jetë e vërtetë, është jetë pa mashtrime, pa zhgënjime…

Mjafton që të hedhim një shikim rreth vetes,
rreth botës, për të parë përnjëherë, kudo që jemi, se
sa mashtrime, zhgënjime, dhunime, torturime, krime ka
kjo ekzistenca jonë në këtë botë të kotë, të mjerë dhe
të pa vlerë…
Bota, shekull pas shekulli lëviz drejt
ndryshimeve. Po, megjithë ndryshimet që janë bërë, a
ka përparuar njerëzimi? A e njohim ne qëllimin e
jetës, kuptimin e ekzistencës sonë, rrugën e së
vërtetës?
Vlerësohet se në pesë mijë vjetët e fundit në
botë kishte 14.500 luftëra dhe në këto luftëra të
llojllojshme humbën jetën rreth tre miliardë e
gjashtëqind milionë njerëz.
Në luftën e Parë Botërore (1914-1918) humbën
jetën rreth dhjetë milionë njerëz.
Në luftën e Dytë Botërore (1939-1945) pësuan
rreth pesëdhjetë milionë njerëz…Miliona të tjerë
pësuan më vonë-deri në kohën tonë…
Përse e kujtojmë të kaluarën kaq të
përgjakshme?
Sepse, siç thoshte Santayana, ata që nuk e
kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin. E
kaluara nuk është ardhmëri, ajo është histori. Histori
e cila po përsëritet, herë më shumë-herë më pak,
gjithnjë, me gjak, pothuajse, në çdo brezni. Në çdo
brezni shkruhen histori me përmbajtje zi e më zi…!
E pyetën Shopenhauerin, ç’është përmbajtja e
historisë? Ai u përgjigj: “Shakatë evropiane”.
“Shakatë evropiane” përmes karikaturave u
përpoqën të fyejnë Mëshirën e Gjithësisë-Mëshirën e
Njerëzisë. Pse ndodhi kjo? Sepse askush nuk mund të
shoh përtej vetvetes. Secili sheh te të tjerët, atë që
është në vetvete…
Kush lindi sot?
Sot lindi ai që ishte i paralajmëruar në të
gjitha Shpalljet Hyjnore, ai që do t’i sjellë
njerëzimit të Vërtetën Madhështore, Paqën Botërore.
Kush lindi sot?
Sot lindi dëshmuesi, përgëzuesi, qortuesi,
paralajmëruesi…
Sot lindi ai që ishte aq i vendosur, i
pësosur, i përkryer, ai që ishte si një pasqyrë, i
cili tha:
“Unë jam si pasqyrë, pasqyroi jo atë që unë dua,
por ashtu çfarë
je ti, atë e sheh në mua”
çfarë je ti? çfarë jam unë? çfarë jemi ne? Kjo
ka shumë rëndësi, në veçanti, për ne, në këtë Atdhe!
Faik Bej Konica (1876 – 1942) thoshte:
“Të mos ishte Feja Islame, populli shqiptar do
të ishte më tepër në numër, por jo shqiptar.”
Kur e pyetën M. Xhelal ed- Din Rumiun (1207 –
1273) kush je ti? Ai tha:
“Unë jam shërbëtor i të Madhërueshmit Kur’an,
Derisa shpirt kam,
Unë jam pluhur nën këmbët e Muhammedit alejhi
selam…”
Në Kur’an e Madhëruar, për këtë lindje të
bekuar, kështu është shkruar:
“Vërtetë! All-llahu dhe engjëjt e Tij e bekojnë
Pejgamberin. O besimtarë! Bekojeni dhe përshëndeteni
me një përshëndetje të denjë!”

(Kur’an, 33:56)
Amin! Amin!

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

 

SHPËRNDAJE