(AIK-Presheva Jone)

 

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, vazhdon të mbetet optimist mbi shanset e skuadrës së tij për të fituar titullin, pavarësisht se një seri barazimesh së fundmi ka rihapur luftën për titull.

”Është e vërtetë që Interi po rikuperon terren, por ne jemi ende në krye të renditjes, prandaj do të thoja se jemi ende favoritë. Barazimi me Genoa-n? Ndodh të barazosh edhe në ndeshje ku do të meritoje të fitoje, siç ndodh të fitosh herë të tjera duke mos e merituar”, deklaroi Allegri.

Livornezi shpërfilli zërat që ngrënë shqetësim, duke shtuar: “Jemi gjysmëfinalistë të Kupës së Italisë, në vendin e parë në kampionat dhe të kualifikuar në raundin e dytë të Champions League, prandaj nuk e kuptoj se çfarë po shkon keq”.

SHPËRNDAJE