Josh Brolin bëri debutimin e tij në luftën kundër alienëve përkrah Will Smith, ndërsa skenat e para të “Man in Black 3” nisën të xhirohen në rrugët e Bronksit, Nju Jork.

Megjithatë, të gjithë fansa e Tommy Lee Jones nuk kanë arsye për t’u shqetësuar për shëndetin e tij, pasi 64-vjeçari, i dalë në “pension” në serinë e dytë të filmit, është duke bërë një udhëtim rreth botës.

Skenat e “Man in Black 3” do të kthejnë heronjtë në vitet 1960, kur një rrezik i papritur për njerëzimin do të shfaqet.

Midis protagonistëve të filmit, do të jenë edhe aktoret Alice Eve, Emma Thompson, Nicole Scherzinger dhe Johnny Knoxville.

SHPËRNDAJE