Ali Ahmeti: Raporti i Dik Martit i njeanshem dhe politik

Tetove, 18 dhjetor (AIK-Presheva Jone)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka quajtur tendencioz propozim-raportin për Kosovën të përgatitur nga raportuesi i Këshillit të Evropës, deputeti zvicerian Dik Marti.

“Raporti bart në vete tendencën e rrezikshme për të barazuar viktimat me përdhunuesit në njërin nga konfliktet më të ashpra në territorin e Evropës, i cili ka përfshirë vrasje të organizuara, pastrim etnik sistematik të vendbanimeve dhe fushata gjenocidale të sponsorizuara nga zyrtarët e regjimit famëkeq të Sllobodan Millosheviqit”, thuhet në reagimin e Ahmetit. Sipas tij, raporti është plotësisht i njëanshëm dhe aspak i balancuar.

“ Për fat të keq, ky propozim- raport, në vend të fakteve, portretizon një të vërtetë të ndikuar politikisht. Si i tillë, ky dokument nuk e meriton miratimin nga ana e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, vlerëson kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni