(AIK-Presheva Jone)

Kryetari i BDI-së, Ahmeti ka thënë se prioritet i partisë tij është çështja kombëtare dhe se kjo kërkon edhe investim të vazhdueshëm në të gjitha sferat. Ai para qytetarëve të komunës së Vrapçishtit theksoi se BDI angazhohet për bashkëpunim me vendet e rajonit, duke përmendur se gjatë qeverisjes së BDI-së u njoh pavarësia e Kosovës dhe miratua marrëveshja për demarkacionin e vijës kufitare. Duke folur për kontestin e emrit në mes Maqedonisë dhe Greqisë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se partia e tij angazhohet që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt.

“Kërkuam të ketë takime më të shpeshta në mes palëve. Kërkojmë që shembulli i inkuadrimit të drejtpërdrejt në rajon dhe jashtë të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së në zgjidhjen e problemeve të shfrytëzohet edhe për zgjidhjen e çështjes së emrit. Rajoni ka nevojë për paqe, nuk mund të jetojmë në hasmëri shekullore”, theksoi Ahmeti. Ai u shpreh se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit mbetet prioritet i Qeverisë pjesë e së cilës është edhe BDI.

SHPËRNDAJE