Kryetari i partisë Bashkimi Demokrat për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar në emisionin Prizëm në Albanian Screen se Fatos Nano i kishte paralajmëruar humbjen e zgjedhjeve në vitin 2005.

“BDI ka mbajtur kontakte të përhershme me shtetin shqiptar. Ka qenë Partia Socialiste në pushtet nga 2002 deri në 2006 dhe BDI ka mbajtur kontakte institucionale duke filluar që nga kryeministri e deri tek partia, por ka mbajtur kontakte të rregullta edhe me partitë në opozitë. Nga 2006 e këndej kemi mbajtur kontakte institucionale me zotin Berisha dhe ky shqetësim për mua, që duhet ta them edhe për opinionin shqiptar, ka qenë edhe i zotit Nano, si kryeministër, i cili më ka thirrur përpara se të shpallet mandati kush ka fituar zgjedhjet, ende nuk kishte rezultate. Ishte faza e parë e zgjedhjeve dhe më thirri në Shqipëri e më thotë: Zoti Ahmeti, si duket unë zgjedhjet do i humb dhe tash kam një shqetësim, si të kalojë lidhja juaj te shteti i ri, sepse juve ju duhet shteti, si parti politike në shtet që jeni,” tha Ahmeti. Ai shton se nuk e dinte se si komunikonte Berisha me Nanon, drejtpërdrejt apo me ndërmjetësim, por thotë se për çështjen kombëtare politika ishte e koordinuar.

SHPËRNDAJE