ALI AHMETI: Referendumi në Preshevë u shpall për të shprehur vullnetin e popullit e jo për marketing politik!

EKSKLUZIVE: Një pezentim i shkurtët  i bashkëbiseduesit tonë të radhës është i domosdoshëm, jo pse Ali Ahmeti është anonim për opinonin shqiptarë, por ai mund të jetë i « panjohur » për gjeneratat e reja, sidomos për ato deri në 20 vjec, dmth për ata sa vjet ka sot edhe Referendumi ynë i vitit 1992. Pra Ali Ahmeri është profesor i biologjisë i cili me vite tëra kishte kontribuar brezave në arsmimimin e  tyre në QAMO « Skenderbeu » të Preshevës i cili si profesor u inkuadrua edhe në politikë për shkak situatës së padurueshme në rajon. Aktivitetin e tij politik z.Ahmeti e nisi me themelimin e partisë , së dytë, pas PVD-së,  atë të PDSH-së..të cilës i priu për disa vite me suekses, deri në  marsin e vitit 1992 i cili më pastaj u detyrua ta lëshoj vendlindjen padashje.  Aktualisht ai jeton dhe vepron në Mynih të Gjermanisë.  Pra kji ishte me pak fjalë rreth Alia Ahmetit, protagonistit numër dy të refrendimit të marsit të 1992 me të cilën temë e nisëm edhe intervistën për agjencinë tonë kombëtare « Presheva jonë »

 

Mynchen, 1 mars/AIK-Presheva Jonë


Presheva Jonë : z.Ahmeti si erdhi puna që ju ta lëshonit Preshevën, keni pasur ndonjë presion,keni pasur kërrcënime ?

ALI AHMETI : Sigurishtë se të gjithë shqiptarët ne jemi larguar nga atdheu për ndonjë të mirë materiale dhe kjo padyshim se është e dhimbshme, por kur të largohesh i detyruar nga atdheu pas kërrcënimeve për ta shpëtuar kokën, kjo sigurishtë se është edhe më e dhimbshme dhe besoj se gjithsecili do ta kishte bërë këtë, sikur që kemi sot edhe shumë intelektualë e patriotë të shumtë jashtë vendit, mos t’i përmendi tash emrat e tyre. Por, me largimin tonë nuk don te thote se u shkëputëm terëssisht nga atdheu, sepse ne nuk shkuam ne hënë, por ja ketu dy hapa vend, vetem dymije kilometra larg vendlidjes dhe aktivtitetin dhe obligimet kombetare ne  vazhduam sa mundëm edhe jashtë,  por natyrisht jo ashtu sikur ne atdhe. Unë në fillim kur jam larguar përkohësishtë, ide të cilën e kam edhe sot dhe ende mendoj që këtu jam përkohësishtë por do ti shohim rrethanat se si do rrjedhin gjërat.

 

 

Presheva Jonë :  z.Ahmeti,ju jeni ndër protagonistët kryesorë të nënshkrimit të referendumit të vitit 1992, a mund të na përshkruani ato momente kush ishit aty, si rrodhën ngjarjet, thjeshtë mund të na ktheni sado pak prapa në kohë ?

 

ALI AHMETI: Ne kemi dashur që në  me anë të referendumit në mënyrë demokratike ti shprehim aspiratat e popullit tonë si pasojë e shtypjes së madhë të serbisë mbi popullin tonë.  Në fillim na lindi idea e autonomisë territoriale por edhe politike  pra për ta krijuar një lloj subjektiviteti politikë,kështu që në fillim ishin tri ide, Bashkim me Kosovën, mundësia e ribashkimit më Kosovën në rast të shpartallimit të federatës së ish-Jugosllavisë dhe opcioni i trete ishte ai i bashkimi i drejtpërdrejt me Kosovën.  Duke iu falemderuar PVD-së e cila na u bashkë me  PDSH-në, si ide përfundimtare u morrë idenë  e dytë,  pra atë për ribashkim me Kosovën në rastë të shpartallimit federatës ish-Jugosllave.  Fillimisht qe themeluar një kuvend ku kryetarë ishtë zgjedhur Ibrahim Kadriu i cili ka qenë edhe anëtarë i pavarur, dmth as  PVD e as i PDSH, pastaj kanë marrur pjesë kryetarët  e dy partive nga PVD Riza Halimi si dhe unë si kryetarë I PDSH-së nga Bujanoci ka qenë Shaip Duraku, si sekrtar i cili ishte edhe Kryetar i Këshillit të Drejtat e Njeriut. Ishte dashur që pjesëmarrëse të jetë edhe Medvegja por për shkaqe praktike largësie dhe sigurie ai vend ka mbetur paksa bosh. Të pranishëm ka qenë një gazetarë nga Kosova dhe një nga Vranja.  Kuvendi I ka përmbajtur të gjtiëh deputetët e dy partive ,mbledhja është mbajtur te zyra e PVD afër stacionit të autobusave në bodrumin e shtëpisë së  zotri Xhelës ka qenë një vend i përshtatshëm dhe hapsirë e gjërë dhe kjo ka qenë asryeja që aty e kemi mbajtur mbledhjen.

 

 

AHMETI: PDSH E SOTME NUK ËSHTË SIKUR AJO PDSH-ja E VITEVE TË 90-ta, 92…PDSH-së SË SOTME I MUNGOJNË IDEALET DHE GUXIMI

 

Presheva Jonë: Z.Ahmeti meqë keni qenë drjtues i parë i PDSH-së, jemi kurioz të dimë sot cfarë është mendimi juaj për ketë parti, për parardhësit e juaj ?

ALI AHMETI: T’ju them të drejtën pak sa jam i dëshpruar sespe PDSH e sotme nuk është sikur ajo PDSH e viteve të 1990, 92 kur përveq vullnetit, guximit kishim edhe idealet tona..Fillimisht partia jonë verponte si shoqatë dhe me kekresëne anëtarëve ne u rasnferuam në parti duke krijuar Partinë Demkratike Shqiptare dhe ajo u themelu pas një sër konsultimesh me Kosovën e Shqipërinë dhe natyrisht me intelektualët tanë në Luginë ku pëfundimisht e pamë të udhës që në Luginë të Preshvës të verpojnë dy parti për shkak pluralizmit, sespe tri parti ishin shumë për shkak se mund të dilnin plasaritje dhe përqarje ndër popullatën tonë.

Qe sa vite, bie fjala në Preshevë  merren me një flamur, herë e qesin e herë e hjekin atë..Ne qysh atëhere, kur nuk guxojshe nga polica serbe te dalësh rrugëve me këmishë të kuqe e pantollona të zeza, kemi nxjerrur flamurin kuq e zi, madje mu atë dite me rastin e shpalljes se Referendumit, ku serbet neper ballkone, në dritare pas perdeve  flitnin se Presheva u bë “Allbani”. Keto procese, ngjarje dhe akte historike nuk harrohen lehtë.   Dhe tash, mund të them se bazat, themelet që kishte dikur PDSH sot ajo më nuk i ka e thme ketë me mjaft keqardhje, në fakt është deri dikun deklarativisht por në praktikë, në vepra janë shume larg.më duket se janë ngurttësuare  evërj se ju mungon jo vetëm guximi por edhe ideali. Sepse sikur cdo njeri qëemban “ymyzi” dmth shpresa edhe aprtinë e mabnë guximi dhe ideali. ne qysha atëhrë kur ishim të okupuar si kosova edhe ne kishim një organizm të mirfilltë në ato kohra të liga.

 

Presheva jonë : z.Ahmeti,ku jemi sot pas 20 vjetësh Lugina e Presheva, si e vlerëson situatën e tanishme politike a jeni të kënaqur ?


ALI AHMETI : Unë realishtë tani nuk ndodhem atje por informohem duke mbajtur kontakte me miqt atje dhe mund të them se nuk jam i kënaqur aspak.  Të drejtat tona atje janë edhe më të cunguara jo vetën faktikisht por edhe teorikisht në krahasim edhe me kohën e Millosheviqit,nuk janë mbajtur asnjë premtim të cilat kanë qenë vetëm gojor, tani kinse është formuar Këshilli Nacional për ta luajtur një rol më të  madhë por në praktikë unë nuk po shoh asgjë të re ,ne nuk kemi trejt ta përdorim flamuri të paktën jo me ligjë është tjetër qka ajo me gojë,kemi problem  me tekstet që kinse po bëhet marrveshje me Shqipërinë por kjo marrëveshje ende po has në pengesa ,për Kosovën më mos të flasim,ajo është një temë tabu për neve,është e mbyllur dera për Luginën,kemi edhe probleme me xhamdarmerinë pasi që kanë mbuluar malësinë tone dhe shpesh defilojnë rrugëve të qytetit me artileri shpesh herë edhe të rëndë ,unë e di që qytetarët atje kanë frikë,kanë atë ndjenjën provokuese megjithëse provokimet nuk janë aktive por pasive sigurishtë se janë.Kemi varfëri totale,ky papunësim që po mbizotëron në Luginën e Preshevës  asnjëherë nuk ka qenë pas luftës së dytë botërore,por dukë iu  falemnderuar gubetqarëve tanë që gjenden në ne vendet perëndimore që kanë ndihmuar Luginen pak a shumë ka mbajtur ekonominë e jetës në Preshevës. Ne momentalisht nuk jemi duke e kryer as minimumin e detyrave të shtëpisë dhe mund të them se jam I kënaqur me punën  e Pratisë Demokratike Shqiptare,kurse sa I përketë Partisë për Veprim Demokratikë mund të them se ata që prej themelimit të tyre e kanë zgjedhur formën e bashkëpunimit me Serbinë kur e them këtë nuk e vë në diskutim atë se edhe ata punojnë në interes kombëtarë por metoda e veprimit të tyre ka qenë e ndryshme nga ne dhe nga ta nuk pritet ekskluziviteti por partia jonë bazat të cilat I ka pasur edhe pse është deklarativishtë me vepra nuk është janë ngurrtësuar.  Ne atëherë kemi pasur një ideal I cili na ka mbajtur të lidhur dhe unik në rrugën të cilën e kemi si pik synim për të arritur. Atë kohë mund të them se ka qenë ndryshe puna e idealit jo vetëm tek ne por edhe në Kosovë,edhe në Maqedoni pasi që edhe liderët kanë qenë më unik,më të qëlluar më kompakt. Tani kemi tepër parti,për para e kemi pasur një mbledhje nga e cila është marrë 1 vendim dhe e kemi ditur se I keq I mirë ai është vendimi pas të cilit do të rreshtohemi,sot mbahet cdo ditë secila parti nga një mbledhje,dalin nëpër televizione sa për tu reklamuar se janë takuar me atë apo me atë tjetrin.

 

 

ME PLURALIZIMIT POLITIKË  NË LUGINËN E PRESHEVËS  PO ABUZOHET, SA MA SHUME PARTI AQ MË SHUMË PËRQARJE NDËRSHQIPTARE


Presheva Jonë : A mendoni se janë shumë tetë partit të cilat sot veprojnë në Luginë të Preshevës ?

ALI AHMETI: Jo nuk them se janë shumë, por ato  janë tepër. Ne pos tjerash mund të themi se nuk kemi as kapacitete intelektuale për gjithë ato parti e lëre më se a kemi nevojë, kjo është formë përqarjeje, apo mundësi sa për dalur në television apo “me ja ngjit naj cope..”

 

Presheva Jonë: z.Ahmeti cili mendoni se do të jetë efekti i mbledhjes së tre kuvendeve siq është paralajmruar për 1 dhe 2 mars të këtij viti,ku do të dilet me një deklaratë ?

 

ALI AHMETI: Këta tash e kanë një farë presioni para popullit të vetë,këta po dojnë me u la para popullit me deklarata të cillë,por në substancë nuk mendoj se ndryshon ndonjë gjë. Ne duhet të mundohemi, mos më keqkuptoni unë  e di se nuk duhet të themi se nuk kemi qka me bërë, nuk duhet dorëzuar.. ne duhet të përpiqemi. Këta e kanë ndu një vi tkuqe ku thonë se mas ksaj nuk mund të shkojmë tutje,unë do të thoja se nëse synojmë se gjithmonë më tepër e më tepër atëherë kurr nuk do të mërrijmë atë që e dëshirojmë e që  na takon.

 

Presheva jonë: Si e vlerësoni referendumin e serbëve të veritu dhe a mund të krahasohet me atë tonin të vitit 1992. Dikush thotë se ky nuk mund të krahasohet pasi që i joni ka qenë me vullnetin e gjithë qytetarëve, kurse ajo që ka ndodhur në veri ka qenë të tërësisht të politizuara, e ndani ju ket mendim  ?
ALI AHMETI: Unë them se të dy referendumet janë të njejta dhe sa e fuqishme është e jona aq edhe e serbëve të veriut,sa përfaqëson interesin e popullatës referendumi ynë aq përfaqëson edhe ai I veriut,ne mundemi me i hedhur pluhur  syve por ajo ka peshën e njejtë me referendumin e 1 dhe 2 marsit të 1992-shës.  Të jemi të hapur sikur që nuk po dojmë ne me jetu në Serbi, gjithashtu edhe serbët po e shohim se nuk po duan të jetojnë në Kosovë . Unë bile do të thosha se referendumi i tyre ka më tepër fuqi se ai i joni, pasi që e kanë Serbin si mbështetje më të fortë por edhe Këshillin e Sigurimit për të cilin është shumë aktuale kjo qështje.  Ky referendumi i serbëve e ka ringjallur atë referendumin tonë dhe e ka riaktualizuar.

 

 

SË SHPEJTI DO T’I KTHEHEM POLITIKËS NË LUGINËN E PRESHEVËS SI NJË POLITIKAN „GJERMAN“ ME TRADITË PUNE DHE VIZONE TË QARTA

Presheva jonë: Cili është qëndrimi juaj mbi atë se Lugina e Preshevës duhet ti bashkohet Kosovës,apo të realizohen të drejtat këtu ku jemi pra në Serbi,pasi që kemi së fundmi deklarata të ndryshme ku hedhen ide të llojllojshme ?

 

ALI AHMETI: Unë jam për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare dmth atë që e kanë paraparë rilindasit tanë në Prizren,kjo nuk do të thotë se duhet të realizohet menjëherë por ne duhet ta kemi atë si vi apo program politik,e tash se si duhet të realizohet atëherë kjo do të varet nga rrethanat politike. Nëse e shikojmë nga ana e kualiteteve të territoreve atëher Kosova nuk ka llogari me e dhënë veriun  për Preshevën. Po në anën tjetër edhe Serbia mund të pajtohet por vetëm matan hekurudhës,e asesi nuk do ta lëshoj rrugën llidhëse me Maqedonin,autostradën. Ne duhet të kemi plane shekullore,e kemi obligim nga të parët tanë që herdo kurdo ato troje duhet ti bashkojmë, por jo duke u futur nëpër aventura. Unë gjithmonë kam qenë kundër luftrave lokale pasi që ajo është karta e fundit,dhe në luftë hyhet për të fituar dhe kurr për të humbur. Me rëndësi supstanciale është të ruhet popullsia atje. Tash referendumi e ka fushin dhe peshën e vetë dhe gjithëqysh duhet të riaktualizohet,është e mundur që serbët në Kosovë ta fitojnë një status “Extra Plus“ kjo teoritikishtë është e mundur pasi që nëse Amerika ka me i bo presion Kosovës atëherë ata kanë me u dorzu për ketë jam shumë i bindur siq janë dorzuar për shumë gjëra. Ne duhet patjetër ta  riaktualizojmë qështjen e ribashkimit me Kosovën,e nëse këtë gjë e pamundëson mosdëshira e Kosovës dhe mospranimi i Amerikës që Kosova të ndahet atëher kjo nuk do të realizohet as për neve,por ne nuk duhet të dorëzohemi,duhet të kemi variantin e dytë që gjithqyshë duhet të shkojmë paralel me të drejtat e serbëve në Kosovë dhe për këtë duhet të bëjmë presion me anë të takimeve si tek liderët kosovarë ashtu edhe të atyre të shtetit shqiptarë pasi që ata e kanë në dorë lojën tonë,bile ata duhet të na mundësojnë një farë kanali diplomatik me Amerikën.  Ky është  “reni i fundit” dhe për këtë duhet vizion dhe përvojë politike,dhe duhet ti organizojmë të gjitha forcat dhe kapacitetet tona politke dhe intelektuale.

 

Presheva Jonë: z.Ahmeti, pas kaq vitesh „abstenim“ në poltikë, mendoni që një ditë sërish të inkuandroheni politikës preshevare ?

 
ALI AHMETI: Po,po sigurishtë e mendoj që të rikyqem në politik,jo për tu punësuar por e ndiej vehten fajtorë pasi që jam larguar në momente të vështira,unë atje e kam një farë borxhi,një farë amaneti të cilin e kamë lënë në gjysmë i cili gjithqysh duhet me u përfundu. Sigurishtë se nuk mendoj të hapi subjekt të ri politikë, por do të shohë se ku kam më tepër peshë dhe haprisrë veprimi.


1 Komente

  1. Sadik, March 1, 2012:

    Vet kthimi juaj ne vendlindje do te thot shlyerje e te gjitha borxheve nese eventualisht keni ndaj saj. Por ne mendojm se kthimi i juaj ne kete kohe do te na gezonte jo vetem rrethin ku ju jetuat por tere Kosoven Lindore, aq me teper na gezon lajmi per riaktivizimin tuaj ne politike. Jeni te mireseardhur ne mesin e vellezerve tuaj te Kosoves Lindore. Me ju rruga me e shkurt drejt bashkimit me Kosoven.!

Komentoni