Alexis Sanchez, sulmuesi i ri i Barcelonës i ardhur nga Udinese, do të qëndrojë 2 muaj larg fushave për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral të kofshës së djathtë.

Tashmë Barcelonës do t’i duhet të përdorë maksimalisht në vijën e sulmit spanjollët Pedro dhe Villa përgjatë kësaj periudhe që paraqet një kalendar të ngjeshur.

Alexis Sanchez do të humbasë gjithsej 13 ndeshje me Barcelonën dhe 2 me kombëtaren e Kilit (ndaj Argjentinës dhe Perusë, të vlefshme për eliminatoret e botërorit 2014).

Ndeshja e ardhshme e Barcelonës është ajo ndaj Milanit, e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Takimi do të luhet të martën, në orën 20.45.

SHPËRNDAJE