lajme-kreshnik_spahiu_379661890Aleanca Kuqezi ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar nga policia maqedonase ndaj protestuesve shqiptarë gjatë ditës së sotme në Shkup. Aleanca Kuqezi i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të reagojë në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia maqedonase  dhe të bisedojë me mikun e tij Gruevski lidhur me situatën e krijuar.

“Aleanca Kuqezi dënon dhunën e përdorur nga policia maqedonase ndaj protestuesve shqiptarë. Tensionet në Maqedoni po rrezikojnë destabilizimin e Ballkanit. Shqiptarët në Maqedoni provokohen çdo ditë dhe janë të diskriminuar, të braktisur dhe pa përkrahje nga Shqipëria. Partitë shqiptare në Maqedoni janë pasive.

“Policia maqedonase, raciste dhe shoviniste. Rama të mos bëjë sehir, të bisedojë me mikun e tij Gruevski. Shqiptarët në Maqedoni pa përkrahje nga Shqipëria.” thuhet në reagimin e Aleancës Kuqezi.

SHPËRNDAJE