Aleanca Kuq e Zi reagon pas deklaratës së Erhard Busek, ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, i cili deklaroi se Kosova me Serbinë duhet të ndahen.

Aleanca Kuq e Zi, deklaron se është kundër copëtimit të territoreve në Kosovë, ndërsa shprehet se mbështet projektin amerikan për të.
“Kufijtë e Kosovës nuk janë cështje pazaresh. Mbështesim projektin amerikan për Kosovën”, thuhet në reagimin e AK.

Sipas kësaj lëvizje, propozimi i Busek nuk është konstruktiv për rajonin. “Prioritet duhet të jetë stabiliteti në rajon. Shkëmbimi i territoreve nuk siguron stabilitet ”, thekson AK, në reagimin e saj.

Përvec ndarjes Busek përmend shkëmbimin e territoreve. Sipas tij Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, e veriu i Kosovës Serbisë, për një zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan.“Jam i bindur që në fund të fundit nëse asgjë nuk do të jetë e mundur, atëherë ndarja është zgjidhje”, ka deklaruar Busek.

SHPËRNDAJE