Pas një gjeje të mirë, gjithmonë çohet pluhur! Është ajo që shumë shpejt pushtoi zemrat e secilit. Në Kosovë, në Shqipëri, Angli, Amerikë etj. Rita Ora po ecë me hapa shumë të shpejtë. Pas përfundimit të tri këngëve të saja shumë të suksesshme, ajo po vazhdon tutje me turne, koncerte dhe gjithashtu shumë shpejt pritet të del albumi i saj i parë me emrin “ORA”.

“Gati kam vajtuar sepse kurrë nuk kam pas një reagim të tillë nga publiku. E kam ditur se shqiptarët janë pasionant dhe e mbështesin njëri-tjetrin, por kurrë nuk kam menduar se ajo vajzë do të jam unë (që do ta mbështetin). Albumi im do të quhet ‘Ora’ ndërsa tekstet kryesisht i shkruaj vetë” tha në mes tjerash Rita.

Këngëtarja shqiptare e rritur në Londër të Anglisë, po qarkullon në shtyp me lajmet që vijnë nga top listat muzikore se ajo po kryeson çdo javë në listat më të famshme në botë. Të mos harrojmë se është në vend të parë në Britani, në një nga top listat më kryesore dhe me më influencë në botën muzikore. Muzika e saj tashmë po paraqitet para një publiku të gjerë, pasi Rita Ora është ftuar nga grupi britanik “Coldplay” që të performojë në koncertet e tyre që po zhvillohen në shume shtete të botës.

SHPËRNDAJE