KURTI : EULEX-i na trajon si Afganistanin

Te njejten interviste e ka botuar edhe gazeta lokale “24 heurs” e Lasuannes.

« Kosova : « Cfarë don të thotë një pa pavarësi pa sovranitet? » (Kosovo: “Que veut dire une indépendance sans souveraineté?” » është ky titulli i intervistës  që sjellë sot gazeta zvicerane « Tribune de Geneve » me liderin e « Vetvendosje »-s z.Albin Kurtin i cli për ket të përditshme i jep një bilanc katërvjecar nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë” nga Gjeneva.

 

Gjenevë, 18 shkurt / AIK-Presheva Jonë

 

Albin Kurti njeriu numër një i opozitës kosovare është  është i njohur si lider i angazhuar kundër Miloshevicit. Lëvizja e tij Vetevndosje është pjesë e Parlamentit të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit të vitit 2010, thuhet në fillim të intervistës të zhvilluar për Tribune de Geneve » nga koleg’ja  Sophie Guesné, korrespondente nga Prishtina, njofton agjencia informative  “Presheva Jonë”.

 

I pyetur rreth katërvjetorit të pavarësisë, fillimisht Albin Kurti për « Tribune de Genève » është përgjigjur se « Ne kemi një shtet të ri,  me emrin Republika e Kosovës por i cili duhet konsilduar insitucuonet tona. Por, sipas mendimit tonë sot Kosova ka një sër problemesh, duke u nisur nga mungesa e sovranitetit që don të thotë një pavarësi pa suvranitet.. »

 

Në vazhdim Kurit duke folur për qevrinë hashim Thacit, sipas të cilit « është një qeverie e korruptuar »ai kerkon për lëvizje të lirë për kosovarët në zonat Schengen, sepse sipas tij « sot me një pasaportë kosovare të lirë jeni për të udhëtuar vetëm në katër vende. Ma mirë e kanë ata të Afganistanit »

 

Pyetjes vijuese rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë Albin Kurti në „Tribune de Genève“ është shprehur kundër këtyre negociatave, sepse „Serbia ende Kosovën e konsideron si provincë serbe dhe ajo deri më tash kurrë nuk ka kërkuar falje për mbajtjen e 1800 kufomave shqiptare ende të pagjetur deri më tash. Këto bisedime me Beogradin janë në favor të tyre, sepse me këto bëhet vetën normalizimi i Serbisë, por jo edhe i Kosovës..“

Kurse rreth referendumit të serbëve të Veriut të Kosovës Albin Kurti në intervistën dhënë së përditshmes zvicerane „Tribune de Genève“ në fund është shprehur se „ky referendum nuk ndryshon asgjë konkretisht, përvec në kokan e njerëzve. Dhe pas ketij referendumi dhe barrikadat e serbëve të vëna muaj më parë, sivjet do të jenë nyja kyqe në Kosovë, që sipas mendimit tim ose do tëintefgrohen ose kërkohet një zgjidhje…Por, ne nuk shpresojmë në ndryshim të gjendjes përderisa regjimi i Beogradit nuk ndalet të mbështes, financoj këto struktura paralele…në vend që këto t’i bëjë shteti i Kosovës..“


2 Komente

  1. shemsi murati, February 19, 2012:

    per kosove je numer 1! po ti kishim edhe disa Albin kurta do shkonin proceset shum perpara po e kan mar ne dor disa njerz te kqi ne dor e Albini nuk esht supermen po don perkrahje nga ne qe ikem mbyll sut per albinin shum shum komplimente

  2. hakiu, February 20, 2012:

    po ska koment,kur te gjia shteteve te ish jugosllavis ju hoqan vizat ,e ne mesin e tyre shtetit fashisoid serbis,e te vetmit mbetem ne kosovart me viza,pra ta bllokuar,kjo tregon vetem nej vazhdimsi te politikes se millosheviqit,ja kise kushtet sna jan plotsu e standardet,po aka standard ma te rend ne bot te jesh hstet genocidial,fashisoid e ti plotsosjh kushtet qe te jehs i lir,e ket e beri evropa ndaj serbis pe rta shperbly per gjitha ato qe i beri ndaj tjerve popuj,ne anen tjeter vet europa bie ndesh me vetveten,pra mos heqja e vizave kosovarve don te thot mos heqja e vizave t evteves,ngase at shte ,pra kosoven e ka evrop ane dor,por ata skan ardh pe rte na çliruar por pe rte na mjel e pe rte na robruar en menyr te kulturuar,pra rrahje pe rbarku,e pa qe shkau sun po e mban ne vet e,po dhezet ballkani edh ema shum;andaj keta e moren problemin ne duart e tyre me preteks:mbikqyrje te perkohshme

Komentoni